Studentët fitojnë betejën, tërhiqet Ministria e Arsimit. Nikolla: Shfuqizojmë VKM-në për provimet e mbartura

Foto 1 nga 3 Pas Para

Pas protestës masive të studentëve sot, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe më gjerë, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla doli para mediave. Ajo tha përpara mediave se qeveria shfuqizon që sot VKM për nenin 4 për provimet e mbartura.

“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS. Mund të zhvillohet debat mes studentëve dhe pedagogëve. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit. Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës”, tha Nikolla.

Ndërkohë, studentët nga ana tjetër, sapo kanë marrë vesh vendimin e qeverisë kanë shpërthyer në brohoritje. Ata e konsiderojnë fitore këtë protestë, teksa u plotësua ajo që kërkonin: heqja e tarifës për provinmet e mbartura.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet