
Mëngjesi i kësaj të enjte i gjeti në protestë, studentët e fakulteti të Ekonomisë. Ata kanë protestuar para Dekanatit, duke kërkuar marrjen e diplomave, një proces i cili vazhdon t’i mbajë pengë.
Ata kërkojnë nga Dekani të dorëzojë emrat e tyre sipas procedurës, fillimisht te Rektorati dhe pastaj të vazhdojë procedura në QSHA.
Mbi 315 studentë nuk marrin dot diplomën si pasojë e një mosmarrëveshje mes Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe dekanit të fakultetit, Dhori Kule.
Ndërkohë një ditë më parë ata i janë drejtuar me një shkresë Dekanatit ku kërkojnë një tryezë të përbashkët me dekanin Dhori Kule për të përgatitur listat emërore me të dhënat e regjistrimit për matrikulim dhe sot presin një përgjigje nga ana e tij.
Edhe me herët studentët e këtij fakulteti kanë dorëzuar në rektoratin e Universitetit të Tiranës një peticion ku kërkojnë të pajisen më diplomat e studimeve master.
Rektorati i Universiteti të Tiranës ka reaguar në lidhje më këtë çështje dukë deklaruar se procesi i dorëzimit të emrave ka qenë i paligjshëm ndaj edhe i ka kthyer diplomat përsëri në fakultet pas 6 muajsh pritje.
Aktualisht çështja e diplomave të Fakultetit Ekonomik është në gjykatë, pasi rektorati pretendon se Fakulteti dhe QSHA kanë shkelur ligjin.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply