Strakosha ironizon arbitrin: Faleminderit për penalltinë inekzistente!

Akodrimi i 11-metërshit në fund të ndeshjes në favor të Fiorentinës nuk është pritur aspak mirë në kampin e Lacios.

Babakar ndëshkoi Strakoshën dhe ky i fundit nuk nguroi që pas sfidës të bënte ironi me arbitrin.

“Faleminderit shumë për penalltinë inekzistente”, ishte shkrimi i Strakoshës në profilin e tij në “Instagram”.

Strakosha ishte një ndër më të mirët në fushë gjatë kësaj ndeshjeje dhe nëse nuk do të ishte dhënë 11-metërshi ajo do të kishte qenë mbrëmja e përsosur.

Strakosha kishte ndihmuar Lacion të mbante rezultatin në shifrat 1-0 deri në fund të ndeshjes, kur Fiorentina barazoi gjithçka nga pika e bardhë.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet