Stockholm, tani edhe me autobus pa shofer

Në rrugët e Stockholmit tashmë kemi edhe autobusë publik pa shofer.

Për momentin janë dy autobus që transportojnë punëtorët e qendrës tregtare, “Kista do Victoria Toëera”, e cila ndodhet në veri të Stockholmit. Udhëtojnë me një linjë të përcaktuar, me gjatësi prej 1.5 kilometra dhe shpejtësi 20 km/h ndërsa GPS-i i cili përdoret, garanton që autobusi të mos devijoj nga rruga e tij. Fjala është për autobusë me 12 ulëse, ndërsa shfytëzimi i tyre është pa lekë.

Autobusët autonom janë projekt i kompanisë “Nobina” në bashkëpunim me “Ericsson”-in dhe qytetin e Stockholmit.

Autobusët pa shofer janë vënë në punë ditën e mërkurë, dhe sipas “TheLocal.se”, fjala është për makina pa shofer por që mund të drejtohen edhe në mënyrë manuale.

Për shkak të ligjeve suedeze për autobusët, shoferi vazhdon të qëndroj në autobus, por ai do të marrë drejtimin e tij vetëm në rast të rrezikut.

Të tjera

Abissnet