Stërlina zhytet keq prej rezultatit shokues në zgjedhje të Theresa May

Publikuar më 09. 06. 2017 nga Xhensila Demollaj

Stërlina u zhyt dhe indeksi i FTSE ra 1% të premten pas një rezultati të keq e tronditës në zgjedhje për kryeministren Theresa May që e fundoi Britaninë në një kaos politik disa ditë para fillimit të bisedimeve për daljen e vendit nga BE-ja.

Befasia e rezultatit – që ngriti pikëpyetjen se si  Britania do të avancojë tani me planin për ta braktisur Bashkimin Europian dhe nëse ndonjë parti mund të formojë një qeveri të qëndrueshme –  fillimisht solli një rritje 2% kundër dollarit dhe euros. Me aftësinë e Theresa May për të formuar një qeveri , e paqartë kjo për gjatë gjithë natës, paundi ngriu në tregjet aziatike para se të binte ndjeshëm sërish pasi tregtarët në Londër arritën në tryezat e tyre rreth orës 5:30 të mëngjesit.

“Ne kemi pasur një fitues, por ne nuk presim këmbat e fitores që të tingëllojnë Ky nuk është ai lloj rezultati që po prisnin investitorët. Megjithatë, Theresa May ka fituar zgjedhjet, në realitet, ai është Jeremy Corbin që ka bërë një progres thelbësor. Kjo qartësisht i hap rrugën  një dollari 1.22 në javët e ardhshme”, tha analisti i ThinMarkets, Naeem Islam. Deri  në orën 5:30, sterlina ishte 1.5% më e ulët në ditën kur dollari ishte 1.2753. syri.net

XH. D.