×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“S’të dhashë dot një gotë ujë”, COVID-19 i merr jetën regjisorit të dhjetëra filmave shqiptarë

Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë, Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, si pasojë e COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.

 “Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një gotë ujë, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan i biri.

Kujtojmë që  Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Fejzo bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë. Ai gjithashtu kreu studimet në degën e aktrimit dhe nga pasioni i madh që kishte për kinemanë, Muharrem Fejzo kontribuoi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit.

Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, “Montatorja” (1970), Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, “Prita” (1968) të Mithat Fagut dhe “Njësiti Guerril” (1969) të Hysen Hakanit. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden: Operacioni “zjarri” (1973) dhe “Mësonjëtorja” (1979). Filmin e tij të fundit “Muri i gjallë”, Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shuhet ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja

Shuhet ikona e muzikës shqiptare, Ismet Peja

Publikuar më 23.11.2020
Kjo e hënë ka nisur me lajme të hidhura për artin dhe muzikë...

Kjo e hënë ka nisur me lajme të hidhura për artin dhe muzikën. Mësohet se një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës tradicionale shqiptare, Ismet Peja është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Ka qenë djali i tij, Visa Peja i cili përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka ndarë lajmin e trishtë. […]

Lexo më shumë

Arti në zi, ndahet nga jeta dirigjenti i njohur

Arti në zi, ndahet nga jeta dirigjenti i njohur

Publikuar më 10.11.2020
Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare dirigjenti i njohu...

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare dirigjenti i njohur Milto Vako. Lajmin e ka dhënë në faqen zyrtare Teatri i Operas dhe Baletit, teksa i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve të artistit. Vako la pas një sërë veprash që i dhanë jetë shkollës së muzikës shqiptare “Lamtumirë – Mjeshtrit Milto Vako Me hidhërim […]

Lexo më shumë

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta shkrimtari dhe regjisori i njohur (Emri)

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta shkrimtari dhe regjisori i njohur (Emri)

Publikuar më 04.10.2020
Shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi i njohur Gjergj Vlashi,...

Shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi i njohur Gjergj Vlashi, është ndarë nga jetra në moshën 92-vjeçare. Vlashi ka qenë i nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ai është mjaft i njohur si themelues i Varietesë dhe regjisor i Estradës së Durrësit në vitin 1960, ndërsa […]

Lexo më shumë

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Publikuar më 15.09.2020
Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullov...

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci. Lajmin për këtë ndarje nga jeta në moshën 81-vjeçare e ka dhënë deputeti Begjet Pacolli. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, deputeti i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të aktorit. Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtri të Kosovës. […]

Lexo më shumë

Gala, vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids” në Belgjikë

Gala, vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids” në Belgjikë

Publikuar më 12.09.2020
Gala, vajza e artistit Robert Aliaj ka fituar “The Voice Kid...

Gala, vajza e artistit Robert Aliaj ka fituar “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo performoi me dy këngë të Elton John, duke mahnitur jo vetëm jurinë por të gjithë ata që e ndoqën dhe duke fituar kështu çmimin e parë. Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë të Elton John, ku ka mahnitur me zërin […]

Lexo më shumë

Një monografi për Pavlina Manin, artisten e dashur të publikut shqiptar  

Një monografi për Pavlina Manin, artisten e dashur të publikut shqiptar  

Publikuar më 08.09.2020
Gazetarja Anila Dushi ka sjell në treg monografinë për aktor...

Gazetarja Anila Dushi ka sjell në treg monografinë për aktoren e dashur të publikut shqiptar, Pavlina Manin. Shkrimtarja tregon për “Shekulli”-n se si lindi ideja për këtë libër, lidhjen e ngushtë që e ka shoqëruar ndër vite me aktoren dhe shpresën që lexuesi të pëlqejë këtë rrëfim Enida Vërça Aktorët bëhen pjesë e pandashme e […]

Lexo më shumë

Humbi djalin në moshën 18-vjeçare, Flutura Açka i dedikon libër: Biri!

Humbi djalin në moshën 18-vjeçare, Flutura Açka i dedikon libër: Biri!

Publikuar më 05.09.2020
Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, ka njoftuar nëpërmjet një...

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, ka njoftuar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, se shumë shpjet pritet të publikojë librin e saj të radhës, kushtuar djalit që humbi jetën në moshën 18-vjeçare. Në këtë postim, shkrimtarja ka publikuar kopertinën e librit i titulluar ‘Biri’. Po ashtu ajo njofton se do të jetë në dorë të lexuesit […]

Lexo më shumë

Gala yll i skenave ndërkombëtare, kalon në finalen e “The Voice” në Belgjikë

Gala yll i skenave ndërkombëtare, kalon në finalen e “The Voice” në Belgjikë

Publikuar më 05.09.2020
Gala, vajza Robert Aliajt ka kaluar në fazën finale të “The ...

Gala, vajza Robert Aliajt ka kaluar në fazën finale të “The Voice Kids” në Belgjikë. Ka qenë vetë Roberti i cili ka ndarë lajmin në rrjetin social ‘Instagram’, teksa ka ndarë një pjesë të performacës së saj. “Sapo ndodhi. Gala kaloi në finale. Ndiqeni perfomancën e saj të fundit dhe shumë falënderime për mbështetësit”, – […]

Lexo më shumë