Starova e pret ta ketë gati në fushë, Edgar Çani thotë që…

Publikuar më 08. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Partizani shpreson që shumë shpejt të ketë edhe shërbimet e Edgar Çanit, i cili vijon të përgatitet prej kohësh i diferencuar me një program special.

Mësohet se sulmuesi ka nisur edhe përgatitjet e para në terren, kryesisht vrapime në fushë me bar natyral, por ende nuk është gati që t’i bashkohet skuadrës në terren sintetik. Riaftësimin 28-vjeçari po e kryen nën mbikëqyrjen e përgatitësit atletik, Korado Sakone.

Çani ka mbërritur me vonesë dje në Kamzë, kështu që prezantimin e Starovës e ka kapur në minutat e fundit. Gjatë kohës që ekipi po përgatitej në terren, Çani ka biseduar për disa minuta me drejtorin sportiv Antonelo Preiti dhe, më pas, u largua nga Kamza.

Para se të largohej, pyetjes së “Panorama Sport” se a është gati dhe kur mund të rikthehet në ekipi, Çani ju përgjigj shkurtimisht: Nuk jam akoma gati.