Stadiumi i ri Kombëtar hap dyert, ja vendimi i marrë sot nga FSHF-ja

Shumë shpejt stadiumi i ri Kombëtar do të hapi dyert dhe kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF bën me dije se punimet janë drejt fundit dhe se ceremonia inauguruese do të zhvillohet në ndeshjen me Francën, më datën 17 nëntor.

Por federata ka vendosur të zhvillojë më parë një ndeshje testuese në stadiumin e ri.

FSHF ka konfirmuar se në 3 nëntor në këtë impiant do të luhet ndeshja e futbollit të femrave mes kampioneve të Vllaznisë dhe Apolonisë. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë e të prezantohen nga afër me ambientet e stadiumit.

“Stadiumi i Ri Kombëtar është në detajet e fundit përpara ceremonisë inauguruese, e cila do të zhvillohet në ndeshjen me Francën më datë 17 Nëntor. Punimet janë drejt fundit dhe gjithçka do jetë ne perfeksion për ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja testuese e Stadiumi të Ri Kombëtar, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia. Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 3 Nëntor, në mbrëmje. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër një ndeshje në investimin më të madh të realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit”-thuhet në njoftimin e FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet