Sqarimi nga Hipoteka, drejtori bojkoton komisionin

Nga Neritan Gjergo

Deputetët e majtë kanë bojkotuar komisionin parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ku ishte thirrur në një Seancë dëgjimore Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Valdrin Pjetri, për të dhënë informacione dhe shpjegime në lidhje me pronën ku ndodhet Teatri Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar ndër vite, mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj. Bojkoti i deputetëve të mazhorancës dhe Pjetrit është shoqëruar më akuza të forta nga ana e kryetares së Komisionit, Albana Vokshi, e cila theksoi se ky veprim antikushtetues konfirmon vjedhjen që  po bëhet me pronën publike, ndërsa e cilësoi si absurditetet mungesën e shumicës. “Bojkoti i mazhorancës është akt i turpshëm, i paimagjinueshëm dhe absurd. Nuk mund të ndodhë. Unë nuk kam dëgjuar dhe parë kurrë ndonjëherë të bojkotojë mazhoranca.

Mund ta bëjë opozita, se ka një kauzë, kërkon informacion dhe nuk i jepet etj, por që të bojkotojë mazhoranca, në mënyrë sistematike, kur ka gjithçka në dorë, kjo është e turpshme”, tha Vokshi. Më tej kryetarja e Komisionit të Medias bëri dhe një thirrje për përgjegjësit e qeverisë që të marrin masa për këtë bojkot, sipas saj të qëllimshëm.  “I kërkoj ministres së drejtësisë të marrë masa ndaj kryeregjistruesit, për shkelje të ligjit, të rregullores dhe të kushtetutës, duke mos u paraqitur sot.

Unë i bëj thirrje kryeregjistruesit dhe çdo punonjësit tjetër të administratës që të refuzojë të gjitha urdhrat që merren nga lart, sepse drejtësia dikur do vihet në vend”, u shpreh Vokshi. Ajo njoftoi për një shtyrje të  seancës dëgjimore ditën e enjte ku pritet që Kryeregjistruesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Valdrin Pjetri, të japë informacion mbi Teatrin Kombëtar ndryshimet që ka pësuar ndër vite, mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj si dhe pronarët kufitarë të pronës.

Sqarimi nga Hipoteka, drejtori bojkoton komisionin

Deputetët e majtë kanë bojkotuar komisionin parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ku ishte thirrur në një Seancë dëgjimore Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Valdrin Pjetri, për të dhënë informacione dhe shpjegime në lidhje me pronën ku ndodhet Teatri Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar ndër vite, mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj. Bojkoti i deputetëve të mazhorancës dhe Pjetrit është shoqëruar më akuza të forta nga ana e kryetares së Komisionit, Albana Vokshi, e cila theksoi se ky veprim antikushtetues konfirmon vjedhjen që  po bëhet me pronën publike, ndërsa e cilësoi si absurditetet mungesën e shumicës. “Bojkoti i mazhorancës është akt i turpshëm, i paimagjinueshëm dhe absurd. Nuk mund të ndodhë. Unë nuk kam dëgjuar dhe parë kurrë ndonjëherë të bojkotojë mazhoranca.

Mund ta bëjë opozita, se ka një kauzë, kërkon informacion dhe nuk i jepet etj, por që të bojkotojë mazhoranca, në mënyrë sistematike, kur ka gjithçka në dorë, kjo është e turpshme”, tha Vokshi. Më tej kryetarja e Komisionit të Medias bëri dhe një thirrje për përgjegjësit e qeverisë që të marrin masa për këtë bojkot, sipas saj të qëllimshëm.  “I kërkoj ministres së drejtësisë të marrë masa ndaj kryeregjistruesit, për shkelje të ligjit, të rregullores dhe të kushtetutës, duke mos u paraqitur sot. Unë i bëj thirrje kryeregjistruesit dhe çdo punonjësit tjetër të administratës që të refuzojë të gjitha urdhrat që merren nga lart, sepse drejtësia dikur do vihet në vend”, u shpreh Vokshi. Ajo njoftoi për një shtyrje të  seancës dëgjimore ditën e enjte ku pritet që Kryeregjistruesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Valdrin Pjetri, të japë informacion mbi Teatrin Kombëtar ndryshimet që ka pësuar ndër vite, mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj si dhe pronarët kufitarë të pronës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet