S’pranoi të martohej me të, shqiptari e masakron me levë bashkëkombësen në Londër, ja detajet

Publikuar më 21. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Mediat britanike kanë zbuluar të tjera detaje të rënda rreth ngjarjes që tronditi Londrën, ku një shqiptar dhunoi brutalisht me levë shqiptaren Blerta Sulaj.

Kjo e fundit kishte pësuar lëndime të rënda, thyerje të kafkës, thyerje të shtylles kurrizore, dhe lëndime të renda në duar dhe qëndroi 4 javë në spital.

Shqiptari akuzohet nga Prokuroria për tentativë vrasjeje dhe ka dalë së fundmi para gjykatës, raporton “The Sun”.

“Stafasani e goditi me levë në kokë Sulajn dhe bazuar mbi dëshminë e kësaj të fundit, ai insistonte që Blerta Sulaj të martohej me të”, bën me dije organi i akuzës.

Ngjarja e rende ka ndodhur më 20 mars 2017 në lagjen Fulham. Në shtëpinë e Sulajt u gjet ADN e Fatmir Stefasanit, megjithëse ky i fundit mohoi akuzën për tentativë vrasjeje.

Më herët 49-vjeçari e kishte paralajmëruar Blerta Sulajn: “Kjo është dita jote e fundit” para se ta godiste atë në kokë në apartamentin e saj në Fulham derisa ajo humbi vetëdijen.