Spitali COVID 2/ Ish-Universiteti do të përdoret për trajtimin bazë të pacientëve

Godina e një ish- universiteti në Tiranë do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus të cilët janë drejt shërimit. Pra, kjo godina që do të shndërrohet në spital  COVID 2 në rast nevoje për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus është ajo e ish-Universitetit Kristali. Gjatë ditës së sotme, godina u inspektua nga Kryeminstri Rama dhe Ministrat Manastirliu dhe Ahmetaj.

Kujtojmë që në vendin tonë janë konfirmuar deri tani 174 të infektuar, prej tyre 4 fëmijë dhe 6 prej të prekurve kanë humbur jetën.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Sfida për qeverinë është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna. Rama tha se këtu do të dërgohen të gjithë pacientet që janë drejt shërimin, në këtë formë edhe lehtësohet puna e mjekëve tek Infektivi, por mbi të gjitha i lehtëson ata edhe psikologjikisht.

“Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit. Në Kushte që mund të adaptohet shpejt, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka vendin e parkimit. dhe në një fazë të dytë zhvillimi mund të shërbejë si një strukturë spitalore, por që mund t’i shërbejnë universitetin. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë. Brenda një afati 20 ditor neve do të fillojmë punën, ky është skenari i katër se tashmë i kemi kapacitet aktualisht”, tha Manastirliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet