×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Spitalet presin lëmoshë nga ministria”, mjeku i njohur shpërthen ndaj sistemit shëndetësor

Në një status në rrjetet sociale, mjeku Artan Koni ka shpërthyer ndaj fasadës së Ministrisë̈ se Shëndetësisë. “Shoh nëpër lajme ngazëllimin se erdhën 90 aspiratorë, 200 maska, 3000 fasho, apo pajisje të tjera konsumi, të cilat në një vend normal duhet të ishin me shumicë” shkruan mjeku.

Sipas mjekut kjo ndodh sepse spitalet nuk kanë buxhet për ta përdorur sipas nevojave që kanë, ku çdo gjë është e centralizuar dhe ka raste kur spitali kërkon doreza p.sh, por ministria i sjell serum.

Njoftimi i policisë

Shoh nëpër lajme ngazëllimin se erdhën 90 aspiratorë, 200 maska, 3000 fasho, apo pajisje të tjera konsumi, të cilat në një vend normal duhet të ishin me shumicë. Me vjen keq që mjekësia shqiptare është degraduar dhe pret fushatat me goditje të përqendruar alla-Pelikan si të viteve ‘90 ku shqiptarët nuk kishin bukë për të ngrënë. Kjo ndodh sepse spitalet nuk kanë buxhet për ta përdorur sipas nevojave që kanë. Çdo gjë është e centralizuar dhe ka raste kur spitali kërkon doreza p.sh, por ministria i sjell serum.

Nëse spitali do kishte kontroll mbi buxhetin, ai do blinte ato gjera që realisht i duhen, jo ato që mbesin nëpër magazina dhe që duhen shitur me patjetër, në mënyrë që biznesmeni filan mos të ketë humbje. Shkurtimisht, duhet që spitalet shtetërore të kenë pavarësi më të madhe, të kenë vet-administrim. Nuk ka pse spitalet të presin lëmoshë nga ministria, ndërkohë që paratë e çdo shërbimi të kryer në këto spitale, mund t’ia marrin ISSH-se. Për të funksionuar kjo skemë, duhet të shpallen çmimet e referencës për çdo ndërhyrje që bëhet në spitalet shtetërore. Kjo është një patate e nxehtë për të gjitha qeveritë abuzuese, do e trajtoj në postimet e ardhshme.

 

 

Top of Form

Bottom of Form

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rritet konsumi i çokollatës në vend, si krahasohemi me Europën dhe botën

Rritet konsumi i çokollatës në vend, si krahasohemi me Europën dhe botën

Publikuar më 13.07.2020
Të dhënat e Comtrade bëjnë të ditur se importet e çokollatav...

Të dhënat e Comtrade bëjnë të ditur se importet e çokollatave dhe produkteve të saj në vitin 2019 arritën në rreth 4 milionë kg, apo rreth 16.5 milionë dollarë. Një pjesë të konsiderueshme të importeve të çokollatave e produkteve të saj e zë edhe çokokremi, që rezulton mjaft i konsumuar në Shqipëri edhe pse nuk […]

Lexo më shumë

Xhemi Shehu u largua nga “Portokalli”, mësohet se kush do e zëvendësojë

Xhemi Shehu u largua nga “Portokalli”, mësohet se kush do e zëvendësojë

Publikuar më 10.07.2020
Ditën e sotme u bë e ditur se bukuroshja Xhemi Shehu kishte ...

Ditën e sotme u bë e ditur se bukuroshja Xhemi Shehu kishte dhënë dorëheqjen dhe se nuk do të jetë më ajo që do të drejtojë programin e humorit “Portokalli” në krah të Salsano Rrapit. Por nuk është vonuar shumë dhe tani më drejtuesit e “Top Channel” duket se e kanë emrin që do e […]

Lexo më shumë

“Pirueta” e Edi Ramës/ PS deklarohet zyrtarisht pro hapjes së listave për deputetë

“Pirueta” e Edi Ramës/ PS deklarohet zyrtarisht pro hapjes së listave për deputetë

Publikuar më 10.07.2020
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së...

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, përmes një dalje për mediat, janë deklaruar pro hapjes së listave. Në fjalën e tij Rama garanton se nuk do të preket asnjë prej amendamenteve të kodit të ri zgjedhor të dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën jashtë kuvendit. “Pas një procesi […]

Lexo më shumë

Shqipëria, një nga shtetet më rënien më të madhe në përqindje të popullsisë në Europë

Shqipëria, një nga shtetet më rënien më të madhe në përqindje të popullsisë në Europë

Publikuar më 10.07.2020
Të dhënat e ndryshimit të popullsisë për vendet e BE, janë p...

Të dhënat e ndryshimit të popullsisë për vendet e BE, janë publikuar nga Eurostat. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria rezulton si një ndër shtetet që kanë shënuar rënien më të fortë në përqindje të popullsisë, në 1 janar 2020, krahasuar me 1 janar 2019, përkatësisht me -7% dhe -5.8%. Të dhëna të mëparshme të Eurostat dhe […]

Lexo më shumë

Arsenal me armë zjarri në banesë, dalin pamjet e arrestimit të 36-vjeçarit në Kolonjë (VIDEO)

Arsenal me armë zjarri në banesë, dalin pamjet e arrestimit të 36-vjeçarit në Kolonjë (VIDEO)

Publikuar më 10.07.2020
Një 36-vjeçar është arrestuar në fshatin Radovickë, Kolonjë,...

Një 36-vjeçar është arrestuar në fshatin Radovickë, Kolonjë, pas finalizimit të një operacioni antikanabis të koduar “Radovicka”. Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, u gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis. Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll […]

Lexo më shumë

“Si ka mundësi që të pasmet e tua rriten çdo ditë”, këngëtarja shqiptare e thotë troç se çfarë fshihet pas formave bombastike

“Si ka mundësi që të pasmet e tua rriten çdo ditë”, këngëtarja shqiptare e thotë troç se çfarë fshihet pas formave bombastike

Publikuar më 09.07.2020
Një nga këngëtaret e njohura të showbizz-it shqiptar është a...

Një nga këngëtaret e njohura të showbizz-it shqiptar është akuzuar shpesh nga ndjekësit e saj për ekzagjerim photoshop-i apo ndërhyrje plastike tek të pasmet. Bëhet fjala për Tayna-n e cila po bëhet gati të publikojë edhe këngën e saj të re, gjë që na e ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale. Një ditë më […]

Lexo më shumë

Dy muaj pasi familjarët i bënë ceremoninë mortore, kthehet në shtëpi

Dy muaj pasi familjarët i bënë ceremoninë mortore, kthehet në shtëpi

Publikuar më 07.07.2020
Një kinez, i cili ishte deklaruar më parë i vdekur nga dokto...

Një kinez, i cili ishte deklaruar më parë i vdekur nga doktorët, u kthye në shtëpi duke lënë familjarët e tij pa fjalë. 43-vjeçari i njohur me emrin Jiao, u rikthye pas dy muajsh në shtëpi, pasi familja kishte bërë ceremoninë mortore dhe dërguar trupin e tij në krematorium. Xhaxhai i 43-vjeçarit deklaron për mediat […]

Lexo më shumë

Gur themeli në fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, ndahet nga jeta profesori i njohur

Gur themeli në fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, ndahet nga jeta profesori i njohur

Publikuar më 07.07.2020
Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare profesori i njohur...

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare profesori i njohur i fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, Jorgo Kanani. Lajmin e ka bërë të ditur, dekani i këtij fakulteti, Vasil Jorgji. Mësohet se profesori ka ndërruar jetë 2 ditë më parë. Jorgo  Kanani u lind në fshatin Grapsh (Devoll) më 17 prill 1933. Në vitin 1953 […]

Lexo më shumë