×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Spiralja e tatëpjetës

Adriatik Kelmendi

Si u bë që Kosova e humbi hapin dhe nga një shtet që u përkrah ndërkombëtarisht për të fituar lirinë dhe pavarësinë, tash po përballet me disfata të njëpasnjëshme në bashkësinë ndërkombëtare, nga Gjykata selektive Speciale, tërheqja e njohjeve, e humbja e respektit në sytë e partnerëve?

ENDE NUK KA asnjë, hiç asnjë, as të akuzuar, as të dënuar për masakrën ndaj familjes Jashari, familjes Deliaj, as ndaj masakrave të Izbicës, Mejës, Krushës, Gjakovës, Pejës, Rezallës dhe shumë e shumë të tjera në Kosovë.

Ende nuk ka asnjë të dënuar për mijëra përdhunime të kryera në Kosovë. Të gjitha këto krime e masakra janë kryer nën organizimin e strukturave të qarta hierarkike shtetërore të Serbisë. Nëse do të kishte një gjykatë, e cila do t’i ftonte të gjithë funksionarët serbë në strukturën shtetërore dhe ushtarake – siç po ndodh tash me ftesat për pjesëtarët e UÇK-së – atëherë sigurisht se do të gjendeshin edhe urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.

Rreth 8.000 civilë dhe 2.500 shqiptarë të uniformuar janë vrarë gjatë luftës në Kosovë. Ende nuk ka drejtësi për ta! Është superselektive dhe poshtëruese metoda që ka zgjedhur Gjykata Speciale t’i trajtojë dyshimet e veta për krime të ndërlidhura me luftën. Çdo krim duhet gjykuar, mirëpo edhe drejtësi duhet të ketë për të gjithë.

Në Kosovë i kanë hyrë listës. E gjithë hierarkia e ish-UÇK-së, por edhe shumë qytetarë të tjerë, janë duke u ftuar për t’u marrë në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit ose të dyshuarit. Pse të mos përdorej edhe një metodë e njëjtë edhe për krimet ndaj shqiptarëve? Nëse do të merreshin në pyetje, me një metodë të ngjashme, edhe ata që kanë pasur ndonjë lidhje me luftën në Kosovë nga strukturat e Serbisë, atëherë sigurisht se do të ndihmohej që të zbuloheshin edhe shumë nga krimet e tmerrshme që deri më tash nuk janë zbuluar.

Por, çka ndodhi? Si u bë që Kosova e humbi hapin dhe nga një shtet që u përkrah ndërkombëtarisht për të fituar lirinë dhe pavarësinë, tash po përballet me disfata të njëpasnjëshme në bashkësinë ndërkombëtare?

RASTI ME GJYKATËN selektive Speciale nuk është i vetmi. Gana është shteti i fundit, i cili njoftoi tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Teksa gjithçka shkoi sipas skenarit tashmë të parë, ku ministri i Jashtëm serb, Daçiq, publikon një dokument si letër “çnjohjeje, kurse homologu i tij kosovar, Pacolli, e quan atë gënjeshtër, megjithatë kësaj radhe nuk vonoi edhe konfirmimi i vetë qeverisë në Accra, dhënë mediave ndërkombëtare. Tash, sipas fjalëve të Daçiqit, ky është shteti i 16-të që vepron njësoj në vetëm dy vjetët e fundit. Me fjalë të Pacollit, asnjë shtet nuk e ka tërhequr njohjen. Mirëpo, kjo sigurisht ka të bëjë me politikën e strucit. Duke mos pranuar se ke problem, nuk mund ta zgjidhësh problemin.

SE KEMI PROBLEM e tregoi edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta futur në fuqi taksën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja. Kryeministri Haradinaj e arsyetoi atë si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe bllokimin e anëtarësimit në organizata dhe institucione ndërkombëtare.

Ka pasur shumë debat se a ishte e drejtë kjo taksë, se a do të kishte efekt dhe si do të ndikonte në përgjithësi në fuqizimin e raporteve të Kosovës ndaj Serbisë, si dhe me bashkësinë ndërkombëtare. Ajo erdhi, pas dështimit që Kosova e pati për t’u anëtarësuar në Interpol. Mirëpo, cilat janë efektet reale? Përveç vetëdijesimit të konsumatorit kosovar për të mos blerë në masë prodhimet nga Serbia, si dhe një hapësire për disa prodhues të caktuar vendorë, në planin e jashtëm nuk pati ndonjë efekt, e në disa raste pati efektin e kundërt.

Kosova, shkaku i taksës, rrezikoi marrëdhëniet me partnerët e saj kryesorë strategjikë, si SHBA-ja, Gjermania e Franca, kurse as nuk u ndal fushata beogradase kundër pavarësisë. Edhe këtë vit Kosova as që mori mundin që të aplikojë për Interpol. Në anën tjetër, iu dha kohë e mjaftueshme presidentit serb, Vuçiq, për ta luajtur rolin e viktimës dhe për ta shmangur trysninë për njohjen e Kosovës.

SIÇ U THA, me dhembje të dhëmbit duhet drejtuar stomatologut dhe jo gjinekologut. Strategjia e politikës së jashtme e viteve të fundit e institucioneve të Kosovës nuk ka dhënë rezultate të duhura. Përkundrazi, ka çuar Kosovën me kokëfortësi prapa, duke e dobësuar dukshëm pozicionin e saj ndërkombëtar. Me veprime të njëjta s’mund të presim rezultate të ndryshme. Opozita e deridjeshme e di këtë. Duhet ta dijë edhe qeveria e nesërme. Riformatizim i tërësishëm i qasjes, në mënyrë që t’i ndalet hovi spirales së tatëpjetës./Koha/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Europë, po vijmë!

Europë, po vijmë!

Publikuar më 12.07.2020
Silvana Begaj O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, q...

Silvana Begaj O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm… E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh. Migjeni Na prit! Ne kuq e zinjtë e Ballkanit po vimë! Po vijmë me gjithë shqiponjat, historinë dhe trimërinë. […]

Lexo më shumë

Kjo klasë politike ka qenë dhe është kundër Diasporës!

Kjo klasë politike ka qenë dhe është kundër Diasporës!

Publikuar më 10.07.2020
Alban Daci Disa kanë iluzione se vota e Diasporës do të bëhe...

Alban Daci Disa kanë iluzione se vota e Diasporës do të bëhet e mundur e disa të tjerë kanë argumentet se klasa politike është e ndarë në dy kampe: – pro – kundër E vërteta është se kjo klasë politike është fillim e mbarim kundër Diasporës dhe përfshirjes së saj në politikën shqiptare, qoftë si […]

Lexo më shumë

Mos shpresoni tek elita e vjetër

Mos shpresoni tek elita e vjetër

Publikuar më 10.07.2020
Koço Kokëdhima Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, mbrojti rota...

Koço Kokëdhima Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, mbrojti rotacionin e pushtetit, si diçka të mirë në një demokraci, si qarkullimi i gjakut. Ndërrimi i pushtetit ndodh rëndom në shumë prej vendeve demokratike, me në krye SHBA-të, demokracinë më të madhe dhe më të konsoliduar në botë, ku republikanët dhe demokratët, prej gati dy shekujsh e […]

Lexo më shumë

Zgjidhja: PS-PD-LSI, bashkë për të ruajtur oligopolin mbi votën e shqiptarëve

Zgjidhja: PS-PD-LSI, bashkë për të ruajtur oligopolin mbi votën e shqiptarëve

Publikuar më 09.07.2020
Partia ‘Zgjidhja’ deklaroi sot se tri partitë pjesëmarrëse d...

Partia ‘Zgjidhja’ deklaroi sot se tri partitë pjesëmarrëse dhe firmosëse të draftit të reformës zgjedhore të miratuar me 5 qershor, do t’i bëjnë 84 votat e nevojshme për ta votuar në Kuvend. Vladimir Lulaj, nënkryetar i partisë ‘Zgjidhja’, deklaroi se largimi i ‘Opozitës së re’ nga punimet e Kuvendit, nuk do të ndryshojë asgjë në […]

Lexo më shumë

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të bashkohen

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të bashkohen

Publikuar më 08.07.2020
Koço Kokëdhima Deklarimet e kryetarit të Bashkimit Demokrati...

Koço Kokëdhima Deklarimet e kryetarit të Bashkimit Demokratik Shqipëri, Ali Ahmeti, se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vuajnë nga sindromat e principatave e fiseve dhe rreth 300 mijë votues ndahen në 5-6 parti, duke ulur ndjeshëm numrin e mandateve në parlament, tregon krizën e faktorit politik, që cenon përfaqësimin real dhe mbrojtjen e interesave të […]

Lexo më shumë

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

Publikuar më 07.07.2020
Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin,...

Silvana Begaj Kam frikë t’i tregoj ëndrrat e mia. Mi marrin, mi tjetërsojnë dhe më çojnë në bankën e të akuzuarve. Kam frikë mos flas në gjumë dhe më dëgjojnë. Ëndrrat janë e vetmja gjë që kam. Për gabimet e shumta të shtetit të ëndrrave duhen fajtorë. Nuk dua të fajësohem une vetëm sepse ëndërroj […]

Lexo më shumë

Ditar nga Epoka Covidiane

Ditar nga Epoka Covidiane

Publikuar më 07.07.2020
Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me ...

Nga Gentian Stroni Janar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me lajmet që vinin nga Kina në lidhje me atë që do bëhej shumë shpejt një nga problemet por së pari shëndetsore të gjithë popullatës botërore nëpërmjet Pandemisë covidiane. Megjithatë lajmi në Europë dukej i largët sikurse edhe largësia prej Lindjes së largët. Rastet e […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Zgjedhjet pa studentë japin struktura drejtuese pa legjitimitet

Publikuar më 07.07.2020
Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve n...

Julian Nura Tentativa për kapjen e plotë të institucioneve në vend nuk ka lënë të qeta as institucionet e Arsimit të Lartë. Pas anulimit të zgjedhjeve për strukturat drejtuese të universiteteve të shpallura më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit për t’u mbajtur në datën 12 qershor kur pandemia mbante të izoluar e […]

Lexo më shumë