Spektakolare, Kosova fiton në minutat e fundit ndaj Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të marrë pikët e plota në Sofje, duke e mposhtur 2-3 Bullgarinë.

Ishte sulmuesi, Milot Rashica, ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’, duke çuar rezultatin 0-1. “Dardanët” kishin raste të shumta shënimi, por pa mundur të konkretizojnë. Bullgaria arriti të barazoj në fund të pjesës së parë.

Ishte Ivelin Popov ai që shënoi për bullgarët në minutën e 43’, duke mposhtur kështu Aro Muricin.

Ndërsa pjesa e dytë filloi mirë për Bullgarinë, ku 10 minuta pas startimi, Kristian Dimitrov realizoi me kokë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, pas një harkimi nga këndi.

Por, disa minuta më vonë, sulmuesi Vedat Muriqi shënoi me kokë, në minutën e 64’ duke e çuar rezultatin 2-2.

Albiti akordoi 4 minuta shtesë, të cilat qenë të mjaftueshme për Elbasan Rashani, i cili shënoi në minutën e 92’ dhe i siguroi Kosovës 3 pikë të plota.

Ndeshja u mbyll 2-3 për kombëtaren e Kosovës dhe kjo është një fitore historike për Dardanët, e para në kualifikime për Kampionatin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet