Spaleti: Interit i mungon përqendrimi

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti ka theksuar në një bashkëbisedim me disa tifozë se zikaltërve i mungojnë ekuilibrat gjatë sezonit. Ai është kritik ndaj drejtuesve të Interit pasi nuk shpenzojnë shuma të mëdha për të përforcuar skuadrën me lojtarë cilësorë. Spaleti thotë se me skuadrën që ka Juventusi është e pamundur të fitosh në Itali.

“Këtu nuk duan të shpenzojnë shumë dhe ambienti është pothuaj një hap nga çmenduria, pak a shumë si Roma: në limitet e ekuilibrit. Ndonjëherë është ambient depresiv. Nuk keni kuptuar asgjë dhe nuk e kanë kuptuar as këtu në Milano: Me këtë Juve që ka dy skuadra, nuk mund fitosh asgjë”, tha Spaleti. Aktualisht Interi ndodhet në vendin e katër në renditje, pozicion ky që të kualifikon në fazën play of të Champions League.

Të tjera

Abissnet