Sot shorti i UEFA, ja kundërshtarët e mundshëm të Kukësit

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

UEFA do të hedh sot në orën 12:00 shortin e fazës së dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku Kukësi, i cili është kampioni i Shqipërisë, do të mësojë edhe rivalët e tij në kompeticionin evropian.

Si çdo vit, edhe sivjet UEFA i ka ndarë në tre grupe ekipet e kësaj faze përpara hedhjes së shortit dhe duke përcaktuar kështu edhe gjashtë nga kundërshtarët e mundshëm të skuadrës verilindore.

Kundërshtarët e mundshëm të Kukësit

Kopenhagë (Danimarkë), BATE Borisov (Bjellorusi), Astana (Kazakistan), Rijeka (Kroaci), Sherif Tiraspol (Moldavi), Hapoel Bir-Sheva (Izrael).

/D.T/