Sot nisin negociatat për Brexit, Davis: Tani fillon puna e vështirë

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Dita e sotme shënon edhe fillimin e negociatave mes zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Britanisë së Madhe për sa i përket “divorcit” të Britanisë me BE-në.

Do të jetë sekretari për Brexit David Devis ai që do të përfaqësojë Britaninë në këto bisedime, të cilat vinë një vit pasi britanikët nëpërmjet një refendumi tronditën Evropën.

Davis, një përkrahës i daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, do të takohet me negociatorin e BE-së,  Michel Barnier, në orën 11, në Bruksel.

Pas bisedimeve fillestare të dy zyrtarët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shty, e cila pritet të mbahet rreth orës 17:00, pasi është paralajmëruar se bisedimet mund të zgjasin deri në 7 orë.

“Tani fillon puna e vështirë. Këto bisedime do të jenë të vështira në disa pika, por ne do t’iu qasemi në mënyrë konstruktive”, është shprehur Davis.

Davis, një përkrahës i Brexitit, do të takohet me negociatorin e BE-së, Michel Barnier, ish-ministër francez. Takimi do të mbahet në orën 11, në Bruksel.

Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar rrezikon edhe një krizë të brendshme politike pas daljes nga BE, pasi Skocia e cila ka votuar për të qëndruar, ka kërkuar disa herë një referendum për pavarësinë e saj, ndërkohë që Irlanda e Veriut, tashmë është shqetësuar për vendosjen e një kufiri të vështirë me Bashkimin Evropian.

/D.T/