Sot nis Botërori Rusi 2018, ja çfarë duhet të dini

Tifozë nga anekënd globit kanë pushtuar rrugët e Moskës. Gjithçka është gati dhe sot do të nisë zyrtarisht Botërori, ku ndeshja e parë do të luhet mes të zotëve të shtëpisë, Rusisë, që do të ketë përballë Arabinë Saudite.

Botëror Rusi 2018 do të jetë edicioni i 21-të i Kupës së Botës. Kjo është hera e parë që kompeticioni zhvillohet në Europën Lindore, dhe Rusia bëhet vendi i tetë europian që organizon turneun.

Në total në garë do të jenë 32 kombëtare, ndërkohë që ndeshjet do të zhvillohen në 11 qytete të ndryshme, duke nisur nga Kalinigradi në Perëndim të Rusisë e deri në Ekaterinburg në Lindje.

Finalja do të luhet më 15 korrik, në stadiumin më të madh të Moskës, “Luzhniki”, që ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh.

Çmimet e biletave për ndeshjet variojnë nga 20 dollarë amerikanë për kategorinë më të ulët për një ndeshje të grupit të hershëm (prenotuar vitin e shkuar), në më shumë se 1,000 dollarë për kategorinë më të lartë për finalen.

Gjermania, kampione në fuqi, por edhe Brazili, Franca e Argjentina janë padyshim skuadrat  për t’u mundur në letër.

Në total pritet që më shumë se 500 000 tifozë nga e gjithë bota të mblidhen në Rusi përgjatë muajit të Botërorit, ndërsa 3 miliardë të tjerë në mbarë botën do ta shohin kompeticionin përmes televizorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet