Sot në mbrëmje përmbyllet programi i ri qeverisës; A do të dalë Italia nga Eurozona?

Lëvizja “5 Yjet” e Di Maios dhe Lega Nord e Mateo Salvinit kanë rënë dakord sot për bashkëqeverisje.

Në programin e koalicionit të ri parashikohet që të ulen taksat dhe të rriten shpenzimet, çka përbën sfidën më të madhe të BE-së që prej Brex-tit.

Di Maio dhe Salvini diskutuan mbi një axhendë politike të përbashkët për të formuar qeverinë e koalicionit, në mënyrë që t’i japin fund mbi 10 javëve ngërçi politik që ka paralizuar Italinë.

Pas takimit 4-orësh mes dy liderëve, Salvini tha se dy partitë duhet të zgjidhin edhe disa “detaje të vogla”, ndërsa programi të finalizohet sot në mbrëmje.

Mësohet se në programin e dy forcave anti-establishment nuk parashikohet një dalje e mundshme nga Eurozona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet