Sot “mbyllet” për të dytën javë Shqipëria, vërshime në tregje, supermarkete e banka

Për të dytën javë radhazi Shqipëria do të mbyllet për afro një ditë e gjysmë.

Qytetarë të shumtë kanë vërshuar sot në supermarkete e tregje, ndërsa rreth orës 13:00 të ditës së sotme deri në orën 05:00 të së hënës gjithçka do të mbyllet duke mos u lejuar lëvizja e njerëzve dhe mjeteve.

Sikundër një javë më parë, në qytetet kryesore të vendit, si Tiranë, Shkodër, Lushnjë, Fier, Vlorë, janë parë grumbullime qytetarësh në supermarkete, tregje, e banka.

Një pjesë e tyre kanë qenë të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse ndërsa shumë të tjerë kanë qenë pa asnjë masë mbrojtëse, madje duke mos respektuar distancën prej 1 metër me njëri-tjetrin.

Duket se fasha e orarit e përcaktuar nga qeveria nuk po funksionon pasi daljet janë të shpeshta, edhe nga anëtarë të së njëjtës familje.

Ndërkohë, rregullat ndryshojnë  nga e hëna, kur do të lejohet të dalë vetëm një person edhe ai për të bëra pazaret.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet