Sot janë të famshëm, Iris Luarasi thotë emrat e 4 gazetarëve që kanë ngelur në lëndën e saj

Një nga të ftuarat në puntatën e radhës në “Shiko Kush Luan”, ishte edhe Iris Luarasi, e cila është “detyruar” të tregoj më shumë rreth ish-studentëve të saj, ku disa prej tyre janë figura shumë të njohura për publikun.

Në një prej sfidave të emisionit, pedagogia e mirënjohur është dashur t’i përgjigjet pyetjes së bërë.

E pyetur se cili personazh i njohur, dikur ish-student i Irisit, ka mbetur në klasë, ajo ka dhënë katër emra:

“Në fakt do ju them katër emra të cilët tani i kam shumë miq por në kohën kur ishin studentë kanë mbetur në klasë. Janë: Arbana Osmani, Jonida Shehu, Erl Murati dhe Artan Hasani”

Tashmë, të katërt personazhet janë pjesë e gazetarisë dhe televizionit, veçanërisht Arbana Osmani dhe Jonida Shehu janë moderatore dhe figura të njohura të ekranit të Top Channel.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet