Sot janë të famshëm dhe super të pasur, por dikur ishin të pastrehë (Foto)

Mund t’ju duket e pabesueshme por disa prej personazheve më të famshëm në botë, para se të pasuroheshin kanë kaluar në vështirësi të shumta. Madje disa prej tyre kanë treguar se në fëmijëri kanë qenë të varfër dhe nuk kishin as një strehë mbi kokë.

Jeta e shumë prej tyre ka ndryshua rrënjësisht dhe kjo falë talentit, punës dhe arritjeve ndër vite, të cilat ju kanë sjellë të ardhura marramendëse dhe shumë famë.

Më poshtë do të mund të lexoni një pjesë të së shkuarës së vështirë të disa prej personave më të famshëm në mbarë botën.

Halle Berry-Kur filloi së aktore, Berry ende ishte e pastrehë dhe iu desh të qëndronte në strehimore në vitet e hershme të saj. Ajo ka thënë hapur që në të vërtetë është mirënjohëse për përvojën që ka kaluar.

Kurt Cobain-Anëtari i grupit të famshëm i Nirvanas ishte i pastrehë për një kohë në Aberdeen, Uashington. Raportohet se jetonte nën një urë dhe flinte në dhomat e pritjes në spital.

Daniel Craig-Tani më i njohur si James Bond, ishte një kohë kur aktori ishte James Broke, duke fjetur në stolat e parkut në Londër si i ri.

Jim Carrey- Gjatë një interviste, Carrey foli në lidhje me problemet financiare që kishte familja e tij, ndërsa ishte duke u rritur. “Ne jetonim në një furgon. Unë u largova nga shkolla në moshën 15 vjeç, për të filluar punën për të ndihmuar në mbështetjen e familjes time”.

Kelly Clarkson-Para se të merrte pjesë në programin ‘American Idol’, Kelly Clarkson ishte thjesht një tjetër artiste, në luftë në Los Angeles. Kur këngëtarja u transferua për herë të parë në qytet, banesa e saj u dogj. Në atë kohë, këngëtarja e “Break Breakaway” nuk kishte miq ose familje në qytet, kështu që ishte e detyruar të jetonte në makinën e saj.

Silvester Stalone-Kur po ndiqte ëndrrën e tij për t’u bërë një aktor i famshëm, Stallone kaloi tre javë duke fjetur në një stacion autobusi, ndërsa ai mezi priste të gjente punë. Në dëshpërim, aktori ‘Rocky’ iu përgjigj një reklame, për të luajtur në një film për 100 dollarë në ditë. Pas dy ditësh xhirimi, ai arriti të gjente një vend për të qëndruar, dhe ai më vonë vazhdoi të arrijë sukses të madh në Hollywood.

Jennifer Lopez- Para se të rezervonte koncertin e saj të parë të madh, Lopez ishte duke fjetur në studion e saj të vallëzimit për tre muaj sepse nuk kishte ku të shkonte tjetër.

Steve Jobs-Drejtori i Përgjithshëm legjendar i Apple nuk ishte gjithmonë në rrugën e suksesit. Gjatë viteve të kolegjit, ai zbuloi se flinte në dysheme në dhomat e miqve të tij, dhe ecte shtatë milje çdo të diel për të marrë një vakt falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet