Sot ditë zie në Kosovë, i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që 9 shkurti të shpallet ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten në moshën 86-vjeçare.

Ajo do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë sipas amanetit të lënë nga vetë këngëtarja, ku ceremonia e varrimit do të zhvillohet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve.

Axhenda:

09:00 – 11:00, Homazhe në Teatri Kombëtar,

11:00 – 11:30, Akademi Përkujtimore në Teatri Kombëtar,

11:30 – 12:00, Nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar.

14:30, Varrimi në Pagarushë të Malishevës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet