Sonte do të mrekulloheni, do bjerë shi meteorësh

Publikuar më 13. 12. 2017 nga Dava Boci

Sot në mëngjes të gjithë e vutë re që “Facebook” kishte një njoftim të rëndësishëm. Bëhet fjalë pikërisht për ngjarjen që pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme në qiell. Meteorët Geminidis do të jenë sot të dukshëm në të gjithë globin, duke na dhuruar një spektakël të vërtetë qiellor.
Kur Toka kalon nëpër pjesët e mbetura nga një kometë, qielli ndriçohet akoma më shumë, ndërkohë që pjesët e mbetura të kometave digjen, duke krijuar një spektakël fishekzjarrësh në qiell. Dhe kjo shkakton atë që quhet shfaqje meteorësh.
Sipas NASA kulmi i kësaj “shfaqjeje qiellore” do të jetë në orën 19:30 të pasdites më 13 dhjetor dhe në mëngjesin e 14 dhjetorit, me meteorët më të dukshëm nga mesnata deri në 4 të mëngjesit.