Sonte performon në Eurovizion, Jonida Maliqi ka një mesazh për shqiptarët (Video)

Sonte është nata e dytë gjysmëfinale e Eurovizion dhe në listën e shteteve që do të përfaqësohen nga këngëtarët e tyre është edhe Shqipëria.

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga performanca, Jonida Maliqi ka dhënë një mesazh për çdo shqiptarë në Shqipëri dhe botë që të mbështesin këngën përfaqësuese të vendit të tyre.

Në edicionin e 64-t të Eurovizion Shqipëria përfaqësohet nga kënga “Ktheju tokës”, e cila do të këndohet në shqip. Kjo këngë i kushtohet të gjithë emigrantëve shqiptarë nëpër botë.

Jonida do të ngjitet e 14-ta në skenën e madhe të Eurovizonit, i cili këtë vit po mbahet në Tel Aviv, në Izrael.

“Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshme qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat”, shkruajti këngëtarja në Instagram.

Nga 41 vende që konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet më 18 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet