Sonte, finalja e Ligës së Europës

Olimpike Marsejë dhe Atletiko Madrid do të jenë sonte përballë për të diskutuar trofeun e Ligës së Europës, i dyti për nga rëndësia në kontinentin europian. Spanjollët janë ekipi favorit, pasi e kanë fituar këtë kompenticion së fundmi, si dhe kanë dhënë edhe një kontribut të çmuar në ndeshjet finale të Ligës së Kampioneve. Skuadra e Diego Simeones e kërkon këtë titull për herë të tretë në nëntë vitet e fundit. Atletiko Madrid llogaritet ndër ekipet më të forta të Europës, duke qenë rivale e denjë edhe për Real Madridin e Barcelonën.

Por edhe Olimpike Marsejë ka avantazhet e saj. Kjo për shkak se ndeshja më së pari luhet në Lion të Francës. Marseja është për herë të pestë në finalen e kompeticionit. Nëse fitojnë, arrijnë të bëjnë historinë. Finalja do të luhet sonte në orën 20.45 minuta. Ky trofe është edhe biletë për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet