Sondazhi i ORA NEWS, ja si ndahen mandatet në Durrës

Publikuar më 07. 06. 2017 nga Dionis Xhafa

Nëse qytetarët e Durrësit do të votonin sot, PS do të merrte 42.2% të votave ose 6 mandate deputetësh nga 14 deputetë në total që ka qarku. Nga rezultatet e sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing të publikuar në “Tonight Ilva Tare” vihet re një rritje e PS krahasuar me 2013 ku ka marrë vetëm 39.2% të votave.

E dyta renditet PD me një mandat më pak, ku ka marrë 35.5% të votave ose 5 mandate. në 2013, PD ka marrë 34% të votave. Ndërkohë LSI ka marrë 12% të votave, ku lufton për 1-2 mandate. Në 2013 ka marrë 7.5% të votave. LIBRA e Blushit lufton edhe në këtë qark për një mandat deputeti. Ka marrë 3.1% të votave. Për një mandat lufton edhe PDIU me 3% të votave nga 2.4% që ka marrë në 2013.

Rënie të madhe ka PR që ka marrë vetëm 1% të votave nga 6.8% në 2013. Nuk merr asnjë mandat. Poshtë pragut elektoral pozicionohen të gjitha partitë e tjera të vogla. Nga 1000 persona të intervistuar, 18.5% janë shprehur ende të pavendosur se për kë do të votojnë.

/D.Xh/