
“Qëndresa Qytetare”, publikon të dhëna shqetësues mbi zhvillimit e mësimit online. Në një sondazh, ku kanë marrë pjesë 60% ë studentëve nga 9 universitetet publike, rezulton se 77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit, 20.5% nëpërmjet laptopit ose kompjuterit dhe vetëm 2% e aksesojnë mësimin nga tabletat e tyre.
“Nisur nga mundësitë e pakta që ofron telefoni celular për të aksesuar dokumente dhe për të ndërvepruar me detyra kursi, mund të themi që pjesa më e madhe e studentëve janë të kufizuar në pjesëmarrje cilësore në mësimin online”, thuhet në të dhënat e këtij raporti.
Po ashtu ‘Qëndresa’, ndalet edhe te shpenzimet e studentëve dhe sa kushton pjesëmarrja e tyre në një ‘auditor’ virtual. “Studentëve gjatë ndjekjes së mësimit në distancë u është shtuar një kosto permanente mujore si ajo e blerjes së paketave të internetit, cila përllogaritët te jete mbi 2Milion E/muaji.
Bazuar në të dhënat e sondazhit 50.6% e studentëve shpenzojnë 20 euro në muaj për internet, 30.5% e tyre shpenzojnë 10 euro ndërsa 18.9% e studentëve shpenzojnë 30 euro e lart për të blerë internet me qëllim ndjekjen e mësimit online”.
Më tej raporti thekson se në të gjithë universitetet publike, bazuar në këto shpenzime që rëndojnë në xhepin e tyre, ende nuk është bërë një reduktim i tarifës studimore.
Po sipas të njëjtave të dhëna, thuhet se pjesëmarrja mesatare e studentëve në seminare dhe leksioneve në 9 universitete publike është në masën 60%. Universiteti me pjesëmarrjen më të lartë është Universitetit Bujqësor i Tiranës, pjesëmarrja më e ulët është vënë re në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës.
“Ndërkohë që 38.5% e studentëve janë shprehur se nuk janë respektuar oraret gjatë mësimit online. Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës e kanë ndjekur mësimin online në masë më të madhe 79%, ndërsa studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”e kanë ndjekur mësimin online në masën më të vogël me vetëm 39%”.
Po ashtu studentët e 9 universiteteve publike e kanë vlerësuar me notën 6 efektivitetin e mësimit online, me notën 7- 8 gatishmërinë e pedagogëve dhe me notën 5- 6 shërbimin e ofruar nga sekretaritë e fakulteteve, duke shënuar kështu një diferencë mes shërbimeve te cilat ata paguajnë drejtpërdrejt me tarifat dhe shërbimit të pedagogeve të cilët mbulohen nga buxheti shtetit
Në përfundim të raportit, “Qëndresa Qytetare”, jep këto rekomandime:
Një fond specifik në buxhetin e vitit 2021 për sigurimin e qasjes në internet dhe mjete digjitale për të gjithë studentët.
Zhvillimin e mësimit të alternuar, leksionet online dhe seminaret në auditore për të minimizuar efektet negative të degëve me praktikë të integruar.
Ndryshimin e ligjit 80/2015 duke parashikuar “distance learning” si një nga format e mësimdhënies në arsimin e lartë.
Rivlerësim të tarifës së studimit duke marrë parasysh reduktimin e kostove administrative për shkak të mos përdorimit të ambienteve universitare.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply