Sondazhi, ja sa mandate marrin partitë politike në Elbasan

Publikuar më 07. 06. 2017 nga Dionis Xhafa

Nëse qytetarët e Elbasanit do të votonin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë në këtë qark me 49.5% të votave. Rezultatet e sondazhit të publikuar mbrëmjen e sotme në Tonight Ilva Tare nga Ora News dhe IPR Marketing e nxjerrin këtë parti me një rritje edhe nga 2013 ku kishte marrë 43.3%. E përthyer në numër mandatesh, PS merr 7 deputetë në Elbasan.

Ndërkohë Partia Demokratike pozicionohet e dyta me 29.5% të votave nga 27% që kishte marrë në 2013, duke rrëmbyer katër mandate deputetësh. LSI shënon rënie në Elbasan. Ka marrë 10% të votave nga 10.6% në 2013. Merr 1-2 mandate deputetësh. Rënie ka dhe PDIU që ka marrë 5.5% të votave nga 7.0 në 2013. Lufton për një mandat deputeti. Edhe LIBRA e Blushit ka pritshmëri në këtë qark, ka marrë 3% të votave dhe lufton për një mandat.

Rënie ka Partia Republikane, nga 3.6% të votave që ka marrë në 2013 në këtë sondazh merr vetëm 1% të votave, duke mos kaluar pragun elektoral. Poshtë pragut pozicionohen të gjitha partitë e tjera elektorale.

/D.Xh/