Sondazhi i gazetës italiane, sërish në krye qëndron Igli Tare

Publikuar më 10. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Igli Tare rezulton drejtori sportiv më i mirë në Serinë A, sipas një sondazhi të gazetës italiane “Corriere Dello Sport”.

Në sondazh pyetet lexuesi se cili është drejtori sportiv më i mirë në Serinë A.

Tare mbetet ndër më të vlerësuarit nga opinioni sportiv italalian për menaxhimin që i ka bërë merkatos së Lacios, sezonet e fundit.

Ish-sulmuesi i kombëtares, kryeson momentalisht me 18 % të votave. Ndërkohë ndiqet nga Kristiano Giuntoli i Napolit dhe Fabio Paratiç i Juventusit me 14 % të votave.

Më poshtë keni rezultatet paraprake të sondazhit: