
Një foshnjë ka ardhur në jetë nga një nënë e infektuar me COVID-19 në spitalin Shefqet Ndroqi.
Sipas abcnews, 22-vjeçarja ka sjellë në jetë foshnjën, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar.
Foshnja është sjellë në jetë me anë të një ndërhyrje cezariane, në bashkëpunim me spitalin “Koço Gliozheni”. E reja ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar.
Kujtojmë se ditën e djeshme humbi jetën një 28-vjeçare nga Elbasani e cila, po ashtu ishte shtatzënë dhe mjekët u detyruan, që me anë të një cezariani, të sillnin në jetë foshnjën edhe pse e reja ishte në muajin e shtatë.
Fatkeqësisht edhe një 18 vjeçar nga Memaliaj nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin dhe ndërroi jetë dje, pas disa ditësh i intubuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply