Solistët e Operas mesazh për shqiptarët përmes këngës: Të luftojmë bashkë në emër të jetës

Prej javësh jeta kulturore ka ngrirë në gjithë vendin, megjithatë artistët vazhdojnë të shpërndajnë pozitivitet me punën e tyre. Në këto ditë të vështira që po kalon jo vetëm Shqipëria, por edhe gjithë bota, ata kanë dhënë mesazhe të shumta frymëzuese se duhet të vazhdojmë ta duam jetën për ditët e bukura që do të vijnë pas kësaj periudhe të errët.

Së fundmi, solistët e Teatrit të Operas në vend janë bashkuar, duke formuar përmes copëzash të shkurtra një video të plotë duke interpretuar këngën “Dua më shumë Shqipërinë”. Të gjithë ata kanë kënduar pjesë të ndryshme nga kënga, por me një zë të vetëm përcjellin mesazhin se duhet të luftojmë bashkë e të bëjmë durim në emër të jetës.

Duke xhiruar veten në shtëpitë e tyre artistët japin edhe mesazhin se këto ditë duhet të izolohemi të gjithë, për të shpëtuar veten dhe të tjerët.

Personazhet e njohur janë sensibilizuar më së shumti me situatën e krijuar në mbarë botën, me shpresën për të ndikuar sadopak tek qytetarët, që më shumë se kurrë duhet të ndjekin masat e sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet