“S’ma merrte mendja që Rama do nxirrte edhe prapanicën e elefantit për fushatë”

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Fotot satirike me të cilat kryeministri Edi Rama ironizonte opozitën janë komentuar sot nga Vau i Dejës nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Një ditë më parë Rama nxori një foto ku shkruante: “Halim Kosova i bashkohet kërkimit të PD për kandidatë”.

Duke komentuar fotot, Basha u shpreh: “Ku ta dija unë që ai do merrej me estrada, kur ua thashë para 5 ditësh s’ma merrte mendja që do nxirrte edhe prapanicën e elefantit, fushatë me prapanicë, për të denigruar një legjendë siç është Halim Kosova, por nuk e ka me Halim Kosovën as me elefantin, e ka për të hequr mendjen nga hallet e vërteta”. /E.SH/