Slloveni, “fajtore” për rekordin e shënuar në turizëm, Melania Trump

Publikuar më 01. 02. 2018 nga Shekulli Online

Numri i turistëve që kanë vizituar Slloveninë është rritur për 17 për qind ose 3.4 milionë turistë të huaj. Kjo është shifra e publikuar zyrtarisht, që në masën më të madhe, sipas zyrtarëve sllovenë, është nxitur nga fakti se Zonja e parë e SHBA, Melania Trump, ka lindur në këtë vend, shkruan e përditshmja “Jutarnji list”.

Sllovenia gjithashtu është prezantuar me sukses si destinacion i sigurt ekologjik në zemër të Evropës, që ofron Detin Adriatik por edhe pika turistike malore.

Viti 2017, është i katërti me rradhë, që Sllovenia shënon vitin e suksesshëm turistik me shifër rekord të turistëve të huaj

Melania Trump ka lindur në qytezën sllovene, Sevnicë, në juglindje të Sllovenisë, prej nga ka marrë botën në sy duke arritur sukses si modele, për tu zhvendosur në fund në Shtetet e Bashkuara.

Interesimi i opinionit të gjërë publik për Slloveninë është rritur, kur “dhëndëri më i famshëm slloven” u fut në Shtëpinë e Bardhë, e këtë rast e shfrytëzuan për reklamë turistike disa nga operatorët edhe pse përmes avokates, Zonja e parë i kishte paralajmëruar se Melania dhe Trump janë brende të mbrojtura dhe nuk duhet keqpërdorur emrat e tyre për qëllime komerciale.

Por, në Sevnicë, kohë më parë u bë shumë e njohur ëmbëlsira me luleshtrydhe të cilën pastiçeri lokal e pagëzoi me emrin “Melania”, e më pas u u shfaq edhe torta “First Lady” , ndërsa në ofertën e re në menytë e kuzhinave sllovene u shfaq edhe “hamburgeri presidencial”. Fjala është për raste të cilat u pëlqyen nga Zonja e parë e SHBA, dhe kjo ishte arsyeja që ajo nuk i paditi në gjyq.

Shumica e turistëve të huaj vijnë nga Italia, Austria dhe Gjermania, ndërsa numri i këtyre të fundit për një vit është rritur për 26 për qind.

Sipas të dhënave të fundit, numri i turistëve që vijnë nga SHBA, vetëm në muajin nëntor të vitit 2017, është rritur për 24 për qind.