Skizma fetare/ Mali i Zi kërkon shkëputjen nga Kisha Serbe

Mali i Zi ka nevojë për kishën e vet ortodokse për të shmangur ndërhyrjen nga Serbia dhe për të çimentuar identitetin e tij,  tha Presidenti Milo Gjukanoviç për “AFP”, pasi tensionet mund të shtohen muajt në vijim.

Gjukanoviç, i cili ka drejtuar vendin e vogël të Adriatikut për gati 30 vjet, e vuri në dukje qëndrimin, pasi Mali i Zi po tërhiqet nga protestat për statusin e Kishës Ortodokse Serbe (SPC) brenda kufijve të saj.

Tensionet e gjata mbi këtë çështje shpërthyen kur qeveria miratoi një ligj në dhjetor që mund të kthejë shumë nga manastiret më të vjetra të kishës në pronë të shtetit Malazez, duke shkaktuar demonstrime të mëdha.

SPC, me qendër në Beograd, është ende organi kryesor fetar në Malin e Zi, i cili ishte një vend me Serbinë për gati 90 vjet deri në vitin 2006.

Duke folur me “AFP” në kryeqytetin malazez Podgorica, presidenti akuzoi klerikët e SPC për minimin e përpjekjeve të tij për të konsoliduar pavarësinë 14-vjeçare të vendit.

“Kisha Ortodokse Serbe është ndër instrumentet e rëndësishme të përdorura nga ideologët e një nacionalizmi, Serbomadh kundër Malit të Zi, kundër pavarësisë së Malit të Zi, kundër identitetit të tij kombëtar, kulturor dhe fetar”, tha Gjukanoviç.

57-vjeçari bëri thirrje për krijimin e një dege autonome të kishës ortodokse në Mal të Zi, e ngjashme me ndarjen e kishës së Ukrainës nga Rusia.

Do të “bashkonte të gjithë besimtarët ortodoksë, ata serbë dhe ata të përkatësisë kombëtare të Malit të Zi”, shpjegoi lideri i një vendi ku rreth një e treta e popullsisë identifikohet si serbe.

Ndërsa një kishë e pavarur malazeze u shpall në fillim të viteve 1990, gjurmët e saj janë ende të vogla, dhe autoriteti i saj fetar nuk njihet nga qendrat kryesore të pushtetit ortodoks.

Lutje dhe protesta

Ndërsa qeveria e Gjukanoviç mbron ligjin e ri të pronave, SPC ka forcuar muskujt e saj gjatë muajit të kaluar duke mobilizuar dhjetëra mijëra demonstrues në marshimet javore të lutjeve në një vend prej rreth 620,000 banorë.

Priftërinjtë akuzojnë partinë në pushtet që po përgatitet të plaçkitë vendet e saj të shenjta, të cilat përfshijnë më shumë se 600 manastire dhe kisha që paraqesin peizazhet e gurta, piktoreske të vendit. Gjukanoviç, një politikan mendjemprehtë që drejtoi pavarësinë e Malit të Zi, tha se klerikët “po manipulojnë me shkathtësi” besimtarët.

Ai këmbëngul se kishat do të mbeten të hapura për t’u përdorur për besimtarët ortodoksë, megjithëse ai nuk e fsheh dëshirën e tij për të ndërprerë përfundimisht zinxhirin shpirtëror të komandës nga Beogradi. Për Gjukanoviç, krijimi i një kishe të veçantë është hapi tjetër “logjik” pas sigurimit të pavarësisë së Malit të Zi.

“Ne jemi të shtyrë nga një nevojë e padiskutueshme për të përfunduar infrastrukturën shpirtërore, shtetërore dhe sociale që do të forcojë ndërgjegjësimin e qytetarëve për identitetin e tyre”, i tha ai AFP.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet