“Skifterët” shqiptarë pushtojnë Italinë, arrestohen 15 persona

Publikuar më 14. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të madh, duke bërë të mundur arrestimin e disa shtetasve shqiptarë në zona të ndryshme të Italisë. Sipas informacioneve të përcjella nga mediat italiane, në pranga kanë përfunduar 15 shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë kryer 53 vjedhje ose tentativë për vjedhje nëpër shtëpi në zonën e Piemonte, Lombardia dhe Liguria.
Njoftimet e fundit bëjnë të ditur se ky aksion i forcave policore ku u arrestuan shqiptarët është quajtur “Prometeu tre” dhe është në vijim të një operacioni që ka nisur që prej vitit të kaluar kur policia italiane arrestoi edhe 25 persona të tjerë si të përfshirë në vjedhje dhe grabitje të shtëpive dhe bizneseve ne disa zona të Italisë.