Skënderbeu një hap larg kualifikimit

Skuadra e Skënderbeu rikthehet te fitorja dhe këtë e arrin në transfertën e “Kupës së Shqipërisë” përballë ekipit të Teutës. Një fitore 2-0 për korçarët që hedhin një hap të sigurt drejt fazën gjysmë finale të këtij kompeticioni. Sulmuesi Xhejms Adeni ishte heroi i Skënderbeut duke shënuar një dopietë personale një gol në secilën pjesë. Pavarësisht këmbënguljeve të vendasve, korçarët u treguan më të qartë dhe më efikas në rastet që u krijuan. Pas ndeshjes trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja u shpreh i lumtur për këtë fitore dhe theksoi se kupa është objektivi i dytë i skuadrës.

Fitorja erdhi në momentin  e duhur, pas Gjirokastrës…

Sot treguam një tjetër ritëm. Ekipi reagoi pas ndeshjes së kampionatit. Treguam që humbja me Luftëtarin ishte thjesht pasojë e ngarkesës së madhe në Turqi. Sot kemi bërë një hap drejt kualifikimit.

Skënderbeu i gatshëm edhe për Kupën?

Trofeu ynë kryesor është kampionati. Nëse gjërat do ecin mirë, siç na kanë ecur në pjesën e parë, do luftojmë edhe për Kupë, që është objektivi i dytë i klubit.

Skuadra nuk është në ritmin që ka qenë. Topin e dytë, nuk po e shoh më si pikën tuaj të fortë…

Sot, pashë një ritëm tjetër, dhe një skuadër më agresive. Nuk jemi akoma në 100% tonë. Pas fazës përgatitore, lojtarëve u duhet pak kohë që të rimarrin veten. Kryesore ishte që sot ekipi reagoi.Pas ndeshjes, trajneri i Teutës, Stavri Nica u shpreh i zhgënjyer nga performanca e skuadrës së tij për shkak se nuk kanë ritmin e duhur. Ai akuzon

Kërkoni një skuadër agresive. Sot ishit të tillë, por ngecët…

Sigurisht që kjo kohë do kohën e vet, koncepti i formimit të skuadrës. Lojtarët e ardhur po paraqiten më mirë se këta që kanë qenë këtu. E shoh shumë problem, angazhimin e skuadrës për t’u bërë më e ngushtë, dhe më agresive në mbrojtje.

Plani juaj për të ardhmen, sot është dita e fundit e merkatos

Gjithë kohës kemi kërkuar sulmues. Kërkojmë më shumë veprime në zonat sulmuese. Skuadra më duket e vakët, nuk e di çfarë do të ndodhi për 24 orë.

Të tjera

Abissnet