Skënderbeu i jep 4 “shuplaka” Vllaznisë

Publikuar më 05. 02. 2018 nga Jola Alimemaj

Nga Klevis Deda

Korçarët rikthehen fuqishëm pas humbjes së javës kaluar ndaj Luftëtarit. Kjo fitore përforcon vendin e parë të Skënderbeut pas barazimit të Flamurtarit

Transferta e Shkodrës nuk ka rezultuar shumë e vështirë për Skënderbeun pasi triumfoi me shifrat 4-1 ndaj vendasve. Vllaznia cilësohej si një kundërshtar i vështirë të paktën në letër, por në 90 minuta u shpërfytyrua plotësisht falë lojës dominuese që bënë korçarët. Me këtë fitore Skënderbeu vazhdon rrugëtimin e sigurt drejt titullit kampion duke përfituar edhe nga barazimi i Flamurtarit që ndodhet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Skënderbeu reflektoi në këtë ndeshje pas humbjes në javën e kaluar ndaj Luftëtarit. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të mbrojtësit Berisha i cili godet saktë me kokë. Avantazhi i Vllaznisë nuk zgjati shumë pasi Skënderbeu barazoi në minutën e 33.

Vangjeli asistohet mjaft bukur nga Tefik Osmani dhe me një goditje precize e dërgon topin në rrjetën e shkodranëve duke sjell baraspeshën totale në “Loro Boriçi”. Pjesa e parë mbyllet me shifrat e barabarta  1-1. Në minutën e 60, Gavazaj godet fort dhe topi ndalet në mënyrë të palejuar nga mbrojtësi Berisha duke detyruar gjyqtarin Enea Jorgji të japë një 11 metërsh i cili shndërrohet në gol nga Sabjen Lilaj. Me avantazhin e një goli epërsi, Vllaznia nuk ka çfarë humbet dhe hidhet e gjitha në sulm.

Aty ku nuk pritej vjen dhe goli i tretë për korçarët. Është Gjergji Muzaka kësaj radhe që kombinohet mirë me mbrojtësin Radas dhe shënon golin e tretë për Skënderbeun. Goli i fundit për këtë takim erdhi nga sulmuesi Xhejms i cili përfiton nga një pakujdesi e mbrojtjes vendase. Me shifrat  1-4 në favor të Skënderbeut mbyllet ky takim. Pas ndeshjes, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja u shpreh se nuk është shumë i kënaqur nga loja e klubit pasi pati shumë ulje-ngritje në pjesën e dytë.

Për fitoren ndaj Vllaznisë

Sinjalet i dhamë që në ndeshjet me Teutën. Nuk kam qenë i kënaqur totalisht nga loja por nga mënyra e vlerësimit të ndeshjes. Në këtë stadium ke qejf të luash dhe ke shumë mundësi të shprehesh. E filluam keq, por kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Ajo që nuk më pëlqen është fakti që në një periudhë të shkurtër të pjesës së dytë pati oshilacione. Dalëngadalë po futemi në formën e dikurshme.

Në  kampin tjetër, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka u shpreh i zhgënjyer nga pësimi i shumë golave çka është kthyer në problem për klubin në ndeshjet e fundit.

Receta për ta kthyer Vllazninë?

Për momentin situata nuk është aspak e mirë, 2 ndeshje të humbura në shtëpi dhe shumë gola të pësuar. Në qoftë se nga java që vjen nuk japim maksimumin, atëherë nuk ka vlerë për asnjë nga ne.

Kur do kapin mbrojtësit formën e duhur?

Pësimi i golave të fut akoma më shumë në presion. Duhet t’ia dalim dhe të marrim përgjegjësitë. Nuk është faji vetëm i mbrojtjes, por i gjithë skuadrës. Deri diku bëmë mirë. Jemi parë një fakti aspak pozitiv. Duhet të bëjmë maksimumin për të ndryshuar marsh. Unë them që ky grup ka cilësi për të ecur para. Duhet të sfidojmë, stresin, ankthin, gjithçka.