Skënderbeu i përgjigjet Partizanit, mposht Tiranën

tirSkënderbeu ka marrë një fitore me peshë në “Selman Stermasi” duke mposhtur me shifrat 1-0 Tiranën.

Korçarët treguan forcë karakteri gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar raste të shumta shënimi përballë portës së bardhebluve.

Juglindorët iu falën golit të bomberit shkodran Hamdi Salihi, i cili shënoi në minutën e 83-të të takimit.

Më parë Kampionëve të Shqipërisë iu ishte anuluar një gol i shënuar nga Muça, ndërkohë që kishin pretenduar edhe11-metërsh pas rrëzimit në zonë të Xhejms.

Fitorja e sotme e mban ekipin e Josës në krye të renditjes me 69 pikë, dy më shumë se Partizani që mposhti Kukësin në “Zeqir Ymeri”. Pas këtyre ndeshjeve lufta për titullin kampion mbetet e hapur, megjithatë diferenca prej dy pikësh bën që Skënderbeu të jetë gjithmonë një hap para Parizanit.

/Shekulli Online/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet