Skënderbeu humb në fund kundër Jong Boys

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

U duk se mund të ishte një surprizë e madhe në Zvicër pasi Skënderbeu shënoi gol i pari përballë Jong Boys, por nuk ka ndodhur kështu. Ekipi korçar ka humbur 2:1 në fushën e Jong Boys. Pjesa e parë mbaroi 0:0.  Në pjesën e dytë shënoi Skënderbeu me Gavazaj, kurse gola shënuan edhe Hoarau dhe Assale.  Skënderbeu për fat të keq e mbylli në vend të fundit në grup, por me 5 pikë.