×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Skënderbeu “fluturon” për në turin e tretë

Nga Klevis Deda

Skuadra e Skënderbeut ka arritur të shkruajë historinë duke u u kualifikuar për në turin e tretë të Europa League. Korçarët mposhtën kazakët e Kairat Almaty me rezultatin e pastër 2-0 duke çuar shifrat e përgjithshme në 3-1pasi ndeshja e parë u mbyll me shifrat e barabarta 1-1. Një hap i madh jo vetëm për Skënderbeun por edhe për futbollin Shqiptar që do të vazhdojë të përfaqësohet në elitën e futbollit evropian. Kujtojmë që Skënderbeu është skuadra e vetme shqiptare se bashku me Shkëndijën që kanë mbetur në Kupat e Europës. Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja hodhi në fushë të njëjtin formacuin të një jave më parë. Skënderbu nis topin i pari dhe është Nimaga ai i cili jep shenjat e para se korçarët do të luanin në sulm pasi gjuan rrezikshëm brenda zonës por topi i goditur prej tij përfundon në duart e portierit kundërshtar.

Në minutën e katër të lojës është sulmuesi Xhejms ai që godet fort në hyrje të zonës me portierin e Kairatit që devijon topin në këndore. Vazhdojnë sulmet në portën e kazakëve dhe këtë radhë është Tefik Osmani ai i cili lëshon një goditje të fortë nga jashtë por topi nuk gjen kuadratin. Më pas është radha e Jashanicës dhe Radas për të tentuar me goditjet e tyre por që fatkeqësisht nuk përfundojnë në gol. Në minutën e 20-të të takimit vjen dhe reagimi i parë nga miqtë. Është Islamkhan ai i cili tenton një goditje nga larg por që përfundon shumë larg kuadratit të mbrojtur nga Orges Shehi.

Në minutën e 28-të vjen dhe kartoni i verdhë për Sabien Lilaj. Në minutat e fundit të pjesës së parë skuadra e Kairatit fillon të marë terren pasi ka një kontroll të topit më dominues se Skënderbeu. Kaq për pjesën e parë dhe në fillimin e pjesës së dytë skuadra e Skënderbeut largon nga fusha e lojës sulmuesin Xhejms dhe inkuadron Plakun. Në minutën e 50-të zhbllokohet dhe rezultati i takimit. Lilaj rrëmben topin mbrojtjes mike dhe i vetëm përballë portierit e dërgon topin në rrjetë. Në stadium shpërthen festa pasi një rezultat i tillë e dërgon skuadrën në turin tjetër. Në minutën e 59-të futbollisti i kazakëve Elek ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli.

Në të 69-ën minutë Kairatio kryen dhe zëvendësimin e parë duke duke larguar Akhmetov dhe fut në fushën e lojës Iliçeviç. Pas dy minutave është radha e korrcarëve që të kryejnë zëvendësimin. Nga loja largohet Osmani dhe në vendin e tij futet Gjergji Muzaka. Në minutën e 75-të Lilaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë Skënderbeun me 10 lojtarë. Më pas është Liridon Latifi ai i cili turbullon mbrojtjen kazake dhe godet fort por gjuajtja e tij devijohet në goditje nga këndi. Në minutën e 78-të ish futbollisti i Tiranës, Taku hedh një top të bukur për Nimagën i cili rroki traversën pas një roveshate të bukur.

Më pas vjen dhe zëvendësimi i dytë për Kairatin, largohet Isael dhe në fushë hidhet Anene. Do të vinte minuta e 83 që korçarët të shënonin golin e qetësisë. Plaku mer një top të gjatë dhe mposht portierin me një parabël mjaft të bukur. 2-0 dhe Skënderbeu është në turin e tretë. Në minutën e 85-të Kairati mbetet me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Arzo i cili godet me brryl Vangjelin. Në minutat shtesë Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë duke hedhur në fushë Ditën në vendin e Takut. Kaq dhe për këtë ndeshje dhe Skënderbeu është në turin e tretë dhe do të përballet me Mllada Boleslav.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif