×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Skeda e pasurisë së ministres Belinda Balluku, si ndryshoi në vite

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaron pasuri familjare me vlerë 143.4 milionë lekë, mes së cilave edhe likujditete të konsiderueshme jashtë sistemit bankar.

Belinda Balluku u zgjodh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në janar 2019, pas largimit nga posti të Damian Gjiknurit. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol.

Belinda Balluku mban titullin juriste dhe në vitin 1999 është diplomuar për Administrim Biznesi në Institutin Teknologjik të Athinës. Znj. Balluku ka kryer një sërë kualifikimesh të tjera në fushat e Sigurisë Ajrore, Telekomunikacionit, Burimeve Njerëzore, Menaxhimit të Qeverisjes Vendore dhe Drejtimit të Institucioneve Sociale.

Në vitet 2000-2004, ajo ka punuar në kompaninë e telekomunikacionit AMC, ndërsa në vitin 2004 iu bashkua stafit të Bashkisë së Tiranës, fillimisht si Këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun dhe më vonë si drejtore e Kabinetit të kryebashkiakut Edi Rama. Balluku është angazhuar në Partinë Socialiste prej vitit 2006.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Ministrave në vitet 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja Belinda Balluku nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Belinda Balluku deklaronte pasuri familjare me vlerë 128.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 143.4 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 2.4 milionë lekësh.

Në fund të vitit 2018, Znj.Balluku deklaron pasuri të patundshme prej 61.6 milionë lekësh, likujditete bankare prej 54 milionë lekësh, pasuri të luajtshme prej 12.8 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 14.9 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 55.6 milionë lekë, nga të cilat rreth 66% burojnë nga paga e Znj.Balluku dhe 31% nga paga e familjarëve. Rreth 1.4% e totalit kanë si burim të ardhurat nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me problem.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” vlerat e larta të likujditeteve cash të mbajtura jashtë sistemit bankar nga Znj.Balluku. Në fund të vitit 2018, gjendja e deklaruar cash është 92 mijë euro dhe 1.5 milionë lekë – shumë herë më i lartë sesa kufiri i lejuar prej 1.5 milionë lekësh jashtë sistemit bankar për zyrtarët publikë.

Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se në analizën e pasurisë së Znj.Balluku janë përfshirë edhe pronat në bashkëpronësi si dhe depozitat dy-emërore me ish-bashkëshortin e saj, Sokol Balla. Pas vitit 2014, nuk deklarohen më të ardhurat e Z.Balla, por vetëm shtesa të likujditeteve në bankë të depozitave dy-emërore.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën e dokumente.reporter.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

COVID-19 i merr jetën artistit të njohur korçar (Emri)

COVID-19 i merr jetën artistit të njohur korçar (Emri)

Publikuar më 25.02.2021
Ndërron jetë si pasojë e covid 19 artisti i mirënjohur korça...

Ndërron jetë si pasojë e covid 19 artisti i mirënjohur korçar Naum Tërova. Kompozitori, këngëtari e regjisori nuk e mundi dot betejën me virusin. Artisti ka kontribuar në jetën e gjallërinë artistike të qytetit duke u bërë emblemë e organizimit të karnavaleve. Prej kohësh vijonte të mësonte artin e mjeshtërisë së aktorit tek brezat e […]

Lexo më shumë

Ekzekutim i bosit të drogës, Artan Hoxha “zbërthen” mesazhin e autorëve

Ekzekutim i bosit të drogës, Artan Hoxha “zbërthen” mesazhin e autorëve

Publikuar më 25.02.2021
Ekzekutimi i bosit të drogës Behar Sofia mëngjesin e sotëm n...

Ekzekutimi i bosit të drogës Behar Sofia mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës, në një zonë shumë të mbrojtur, për gazetarin Artan Hoxha është një mesazh i qartë i autorëve se “kudo që të jesh nuk je i paprekshëm”. Hoxha tha se Sofia i trembej një fakti të tillë prandaj kishte vendosur që të […]

Lexo më shumë

Vrasja e bosit të drogës, Artan Hoxha: Dritan Dajti, 400 mijë euro, kurthi dhe pengu

Vrasja e bosit të drogës, Artan Hoxha: Dritan Dajti, 400 mijë euro, kurthi dhe pengu

Publikuar më 25.02.2021
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme n...

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu zbuloi detaje të tjera tronditëse në lidhje me ekzekutimin mafioz mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës të bosit të drogës, Behar Sofia. Artan Hoxha u shpreh se viktima ishte personazhi kyç që mund të zbardhte masakrën […]

Lexo më shumë

Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ RENEA kontrolle në Kurbin, arrestohet 1 person

Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ RENEA kontrolle në Kurbin, arrestohet 1 person

Publikuar më 25.02.2021
RENEA dhe Forcat Operacionale kanë kryer sot kontrolle në zo...

RENEA dhe Forcat Operacionale kanë kryer sot kontrolle në zonën e Kurbinit. Abcneës.al mëson se nga kontrollet është gjetur një armë zjarri dhe është arrestuar poseduesi i saj. Në pranga ka rënë Cen Karriçi. Ai u kap brenda një lokali me armë zjarri pistoletë. Mësohet se kontrollet po bëhen kryesisht për të zbardhur më shumë […]

Lexo më shumë

E pushuan nga puna, mjeku Ilir Allkja kërkon të punojë vullnetar me ekipet e urgjencës

E pushuan nga puna, mjeku Ilir Allkja kërkon të punojë vullnetar me ekipet e urgjencës

Publikuar më 25.02.2021
Mjeku i njohur i Urgjencës, Ilir Allkja i cili u pushua nga ...

Mjeku i njohur i Urgjencës, Ilir Allkja i cili u pushua nga puna dy muaj më parë, i ka paraqitur një kërkesë qeverisë për të punuar vullnetarë në ekipet e urgjencës. Ka qenë vetë mjeku i cili njofton nëpërmjet rrjeteve sociale, se do të dëshironte të ishte vullnetarë në Urgjencën Kombëtare, duke u nisur nga […]

Lexo më shumë

“La dy fëmijë jetimë, pardje filloi punë”, flet xhaxhai i 35-vjeçarit që humbi jetën në aeroportin e Kukësit

“La dy fëmijë jetimë, pardje filloi punë”, flet xhaxhai i 35-vjeçarit që humbi jetën në aeroportin e Kukësit

Publikuar më 25.02.2021
Meriman Gashi 35 vjeç ndërroi jetë sot në kantierin e aeropo...

Meriman Gashi 35 vjeç ndërroi jetë sot në kantierin e aeroportit të Kukësit, pasi e goditi kova e eskavatorit. Xhaxhai i të ndjerit Abdullah Gashi në një dalje për mediat ka thënë se nipi kishte vetëm dy ditë që kishte nisur punë në këtë kantier. Po ashtu, xhaxhai bën me dje se 35-vjeçari ishte baba i […]

Lexo më shumë

Ushtria Amerikane i dhuron 29 automjete Forcave të Armatosura (Foto)

Ushtria Amerikane i dhuron 29 automjete Forcave të Armatosura (Foto)

Publikuar më 25.02.2021
Ushtria Amerikane i ka dhuruar 29 automjete shumë-përdorishm...

Ushtria Amerikane i ka dhuruar 29 automjete shumë-përdorishme Forcave të Armatosura. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada Amerikane nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’. Më tej shkruan se këto automjete do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare. Postimi i plotë: Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën […]

Lexo më shumë

Vrasja mafioze e Shkëlzen Kastratit/ RENEA zbarkon në Laç, çfarë u gjet në kompleksin“Arbëria”

Vrasja mafioze e Shkëlzen Kastratit/ RENEA zbarkon në Laç, çfarë u gjet në kompleksin“Arbëria”

Publikuar më 25.02.2021
RENEA ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në kompleksin “Ar...

RENEA ka zhvilluar kontrolle të imtësishme në kompleksin “Arbëria” në qytetin e Laçit. Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se gjatë kontrollit, janë gjetur sende të paligjshme në këtë kompleks. Kontrolli ende nuk ka përfunduar, por është në proces. Këto kontrolle bëhen, kryesisht për të zbardhur më shumë për vrasjen e Shkëlzen Kastrati. Mësohet se […]

Lexo më shumë