×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Skandali “Rama”, mësimi online nuk klasifikohet

Nga: Mirela Karabina

Mësimi online, zhvilluar prej tre muajsh për arsye të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me urdhër të ministres së Arsimit është quajtur i paklasifikuar.

E drejtë, pasi mësimi në distancë nuk u realizua dot! Por, ajo që nuk është e drejtë qëndron në faktin se viti shkollor 2019-2020, parashikuar për 35 javë mësimore për arsimin e mesëm të ulët dhe 36 javë mësimore për arsimin e mesëm të lartë, është mbyllur përkatësisht me 18 dhe 17 javë mësimore. Kujtojmë këtu dhe dy javë mësimore të humbura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pra, nxënësve iu ofrua shërbim mësimor vetëm për gjysmë viti shkollor, afërsisht, dhe nuk iu mundësua realizimi i mësimit online.

Dhe ky është skandal!

Pandeminë dhe tërmetin qeveria nuk e parashikonte dot, por mësimin online, po. Ndaj, përgjegjësia është direkte e Kryeministrit, ministres së Arsimit dhe qeverisë.

Kështu, tinëzisht dhe befasisht pa zhurmë dhe pa bujë, kur po mbyllnin dokumentacionin shkollor, mësuesit urdhërohen që e gjithë periudha tremujore e mësimit online të zerohet.
Dhe ky akt i pushtetit ndodhi pasi kishin mashtruar dhe gënjyer publikun se mësimi online ishte zhvilluar normalisht dhe kishte pasur sukses.

E turpshme, por jo vetëm!

Me prepotencën e “fitimtarit” dhe sindromën e vitit zero, Edi Rama kur erdhi në pushtet, më 2013-n, premtoi shumë për arsimin dhe edukimin digjital në veçanti, sepse, sipas tij, duhej “për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të aftësuar rininë”. Dhe këtë e bënte, me demek, në analogji me politikat e Bashkimit Europian sepse për t’u integruar në një ekonomi digjitale, nxënësve u nevojitej kompetenca digjitale.

Shumë e bukur për të qenë e vërtetë!
Por gjithçka ka rezultuar një farsë, një gënjeshtër e madhe me pasoja të rënda.
Dhe ja ku jemi sot, më 2020-n, pas vitesh në pushtet, kryeministri dhe qeveria shqiptare nuk mundësojnë dot realizimin e mësimit online në kushtet e pandemisë botërore.

Në cilin vend europian dhe përtej po ndodh kjo?!

Në 2014-n, në ditën e parë të shkollës nga Gjimnazi “Ismail Qemali” në Tiranë, kryeministri do të prezantonte projektin pilot të digjitalizimit në procesin mësimor. Dhe më 14 shtator 2015, nga një klasë inteligjente, ku për herë të parë do të zhvillohej lënda Matematikë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, ai do të deklaronte hapjen e 120 klasave digjitale në gjithë Shqipërinë dhe do të bënte premtim se deri në 2018-n të gjitha klasat e gjimnazeve të Shqipërisë do të ishin inteligjente.

U shpenzuan 3.5 milionë euro dhe klasa inteligjente mbetën po 120 në gjithë Shqipërinë, dhe ato jashtë funksionit, me tabela smart që nuk punojnë, iPad-e që nuk funksionojnë apo disa që kanë mbetur në magazinat e Ministrisë së Arsimit.
Sloganet “Shqipëria e gjeneratës tjetër” që shoqëroi Reformën kurrikulare më 2013-n; “shkolla digjitale dhe inovacioni në mësimdhënie” që shoqëroi tryeza trajnimesh; “Sistemi Sokrates” që shoqëroi Reformën e Digjitalizimit të Arsimit Parauniversitar; “Strategjia Agjenda digjitale e Shqipërisë 2014-2020” me qëllimin e çuarjes së Shqipërisë në nivele konkurruese në fushën e Teknologjive të Informimit e të Komunikimit (TIK) në rajon e më gjerë, nuk kanë qenë gjë tjetër veçse demagogji marramendëse dhe mashtrim i hapur ndaj publikut dhe në dëm të tij.

Pasi, nga çfarë u tha dhe u shkrua, asgjë nuk u realizua!

Por, duhet të theksojmë që Edi Rama kur erdhi në pushtet gjeti një terren të shtruar si në përdorimin e teknologjisë në sistem, ashtu dhe në edukimin digjital.

Kështu, qeveria e mëparshme, më 2012-n për herë të parë realizoi me sukses pilotimin e Sistemit online të Maturës Shtetërore për aplikimin me formularin A2, shpërndarjen e fituesve sipas parimit Meritë-Preferencë si dhe regjistrimin online të studentëve në universitete në të dyja fazat e raundit të parë.

Në çdo shkollë kishte laboratorë kompjuterikë dhe vlerat kufi të nxënësve ishin në varësi të shkollave, përkatësisht me 5 desktop për nxënësit dhe një për mësuesin; 10 desktop për nxënësit dhe një për mësuesin; si dhe 15 desktop për nxënësit dhe një për mësuesin, pra në varësi të numrit të nxënësve në shkollë. Pajisjet sipas konfigurimeve ishin të lidhura në rrjete të brendshme kabllore me Switch, pa ndonjë program menaxhimi, apo aplikacion për përmbajtjen lëndore.

Dhe sot, tetë vite më pas, jemi në të njëjtën situatë me gjithë zhurmën dhe krekosjen e kësaj qeverie për gjoja “reforma” në arsim. Dhe, jo vetëm që nuk e zhvilloi më tej atë që gjeti, pra, infrastrukturën e edukimit digjital, por rrënoi dhe atë që ishte.

Alarmante!

Me gjithë retorikën boshe dhe gënjeshtrat, në fakt, Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të mbajnë përgjegjësi që prej vitesh në pushtet premtuan dhe:

– nuk realizuan pajisjen e shkollave me infrastrukturë funksionale për shfrytëzimin e informacionit (kompjuter, laptope, tabletave smart);

– nuk mundësuan Internet me shpejtësi të lartë dhe mundësi aksesimi online edhe në mjedise të tjera brenda shkollave, jo vetëm në laboratorë;
-nuk mundësuan mbështetje teknike që siguron efikasitet të përdorimit të infrastrukturës;

-nuk siguruan mundësi aksesimi në portalet e arsimit në përputhje me kurrikulën e planifikuar si dhe në portale që mundësojnë monitorimin e rezultateve të nxënësve nga mësuesit dhe prindërit e tyre;

– nuk siguruan mundësi aksesimi në portale për nxënësit me aftësi të kufizuar;

-nuk trajnuan mësuesit, nxënësit për përdorimin e platformave digjitale dhe përdorimin e saj në mësimdhënie. (Strategjia Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2014-2020).

Sot jemi përballë një fakti tronditës, qeveria shqiptare nuk mundëson dot zhvillimin e mësimit online në sistemin parauniveristar sepse mungon infrastruktura dhe kapacitetet njerëzore.

Dhe për më tepër, ky lloj mësimi në kushtet e pandemisë nuk është mësim alternativ por detyrim.

Ky vërtet është një skandal, një skandal me pasoja të rënda, një skandal me ndikim të gjerë, një skandal që do të thellohet më tej pasi parashikimet janë që mund të nisë një tjetër vit shkollor online.

Dhe nëse do të ndodhë kështu, atëherë do të jetë goditje përfundimtare për shkollën tonë, e cila veç lëngon nga papërgjegjshmëria e kësaj qeverie.

Dhe Skandali Rama me mësimin online do të dyfishohet e trefishohet, duke lënë pas një hendek të thellë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Publikuar më 28.07.2020
Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deput...

Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deputetët e emëruar, të votojë ‘hapjen’ e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, ku sërish vendosin kryetarët e partive, tregon frikën personale për t’u përballur me votën popullore. Partitë e vjetra ishin dhe janë bashkë në çdo maskaradë zgjedhore, siç tregoi sot edhe një […]

Lexo më shumë

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Publikuar më 28.07.2020
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbë...

Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt. Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe […]

Lexo më shumë

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Publikuar më 28.07.2020
Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A k...

Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka! “Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim […]

Lexo më shumë