Skandali me stadiumin e ri, arrestohen 9 persona për korrupsion, mes tyre inxhinieri kryesor

Nëntë persona janë arrestuar nga karabinierët në Itali, padi ka dyshime se ata kanë kryer korrupsion teksa kanë mbajtur pozicione kyçe në ndërtimin e stadiumit të Romës. Përveç 9 personave të arrestuar, 16 vetë të tjerë kanë qenë në sitën e hetimeve. Në mesin e të arrestuarve, ku 6 janë vënë në paraburgim dhe 3 në arrest shtëpie janë edhe inxhinieri kryesor Luca Parnasi,   Presidenti i ACEA Luca Lanzalone për të cilin u dha “arrest shtëpie”, zëvendëskryetari i këshillit të qarkut, Adriano PALOZZI ( Fi) dhe Michele Civita (PD), këshilltare për politikat e territorit të juntës Zingaretti. Në mesin e të dyshuarve është edhe kreu i Pesë Yjeve në një zonë lokale Paolo Ferrara.

Akuzat që janë ngritur ndaj personave që do të merren tanimë si të pandehur janë: “shoqata kriminale që synojnë kryerjen e korrupsionit dhe krimit ndaj administratës publike”. Karabinierët janë duke bërë bastisje të zyrave, pasi pikërisht në to ndodhen personat përgjegjës.  Në mesin e të dyshuarve janë edhe Mauro Vaglio (M5S), President i Shoqatës së avokatëve në Romë dhe David Borden, ish-këshilltar për aktivitete produktive në juntës Alemano dhe lideri aktual i Forza Italia në Kapitol. Të hetuar janë edhe Giampaolo Gola, Këshilltare për Sport (M5S) e Bashkisë X të Romës; Daniele Piva, avokat me 5 yje në zgjedhjet e 4 marsit në kolegjin Ardeatino; Daniele Leoni, e punësuar në zyrën e infrastrukturës Capitol. Hetuesit kanë thënë se hetimet kanë lidhje me individë, por jo me klubin e Romës. James Pallotta, president i Romës tha se nuk ndihet aspak i shqetësuar, për shkak se skuadra që drejton s’ka lidhje me aferat. Ka pretendime se të dyshuarit kanë abuzuar me fonde dhe kanë bërë abuzime edhe në marrjen e fuqisë punëtore.

/D.Xh/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet