Skandali i korrupsionit / Ish-kryeministri do të paraqitet në gjykatë

Është konsideruar si ndër skandalet më të mëdha botërore, një sagë e korruptimit me para të shtetit malajzian, “shpërndarë” edhe në filma hollivudianë, ku përmenden edhe emra të mëdhenj të kinematografisë botërore. Madje, aty përfshihen edhe piktura të Pikasos, jahte luksoze dhe vjedhje të dyshuara të shumta.

Rasti ka mbërritur në gjykatë dhe një proces gjyqësor do të bëhet ndaj ish-kryeministrit të Malajzisë Najib Razak. Ish-kreu i qeverisë ka mohuar akuzat, duke u shprehur se të gjitha janë “për të dobësuar pozitat e tij dhe pushtetin”. Prokurorët shprehen se kanë prova se ish-kryeministri është përfshirë në sagën 1 MDB e se madje ai është munduar të fshehë mega-skandalin korruptiv. Najib dhe gruaja e tij thuhet se kanë përvetuar shuma të mëdha parash.

Një ekspert politik i quajtur Bridget Uelsh tha se ky proces ka shumë rëndësi për Malajzinë. Ai tha se Malajzia është turpëruar nga skandali. Ky konsiderohet ndryshe edhe rast korrupsioni në nivel global, pasi është shtrirë në 12 vende dhe po punohet në koordinim me Prokuroritë e 12 shteteve.

Në SHBA, departamenti i drejtësisë akuzoi dy ish-bankierë të Goldman Sachs për komplot për të pastruar miliarda dollarë të përvetësuar nga fondi i zhvillimit të shtetit malazez. “Ky gjyq përfshin jo vetëm Malajzi dhe Najib, kjo përfshin të gjithë sistemin financiar global dhe njerëzit që e kanë sistemuar sistemin në avantazh të tyre”, shtoi Uelshi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet