×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Skandali/ Deputetja nga Katalunja kërkon peticion për himnin e Kosovës në televizionin spanjoll; Shaland injoron gazetarin, nuk përmendi emrin e Kosovës

Ndeshja e djeshme midis Republikës së Kosovës dhe Spanjës, është mbuluar me hije skandali. Mediat në Spanjë kanë paraqitur një situatë të pandershme për Kosovën, kjo pasi Spanja nuk e njeh si shtet atë.

Por nga Spanja ka ardhur një kritikë e fortë. Deputetja katalanase, Miriam Nogueras ka reaguar me anë të një statusi në Twitter duke thënë se partia “Junts per Catalunya” (Së bashku për Katalonjën) po organizon një peticion për drejtorin e televizionit publik që të dëshmojë para kongresit për faktin se, televizioni shtetëror spanjoll e shkroi emrin Kosovës me shkronja të vogla gjatë transmetimit direkt.

“Duke pasur parasysh mbulimin e njëanshëm të lajmeve të ndeshjes së sonte, @ jujntxcat po regjistron një peticion duke kërkuar nga drejtori i TV Publik Spanjoll për të dëshmuar përpara Kongresit. Pavarësisht nëse e pëlqen apo jo qeveria spanjolle, Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet si i tillë”.

Ky është një injorim dhe ofendim jo vetëm për skuadrën e Kosovës por edhe shtetin e saj. Spanja është një nga shtetet e BE që ende nuk e ka njohur Kosovën, për shkak të problemeve me krahinën e Katalunjës dhe ndeshja mes dy vendeve është shfrytëzuar nga separatistët.

Trjaneri i Kosovës, Bernard Shaland nuk i përgjigjet pyetjes së gazetarit spanjoll pasi nuk i përmendi emrin e Kosovës

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland ka folur dje në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Spanjën, e cila u hvilluaa në Spanjë.

Gjatë konferencës, është regjistruar një episod tejet e veçantë, teksa gazetari i “AS”, Ruben Ares i bën një pyetje trajneri Shaland, por nuk përmend emrin e Kosovës. Pikërisht për këtë arsye, Shaland zgjedh të mos flasë, deri në momentin që gazetari u detyrua të përmendë emrin e Kosovës.

Kujtojmë se në mediat spanjolle gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar tituj skandaloze për Kosovën, për shkak se Spanja nuk e njeh si shtet Kosovën. Për këtë Shaland tha: “Ne nuk mund te jemi te lumtur me qasjen e disa mediave drejtuar Kosovës dhe këtë nuk mund ta fshehim, mirëpo mendoj që motivi kryesor është që do luajmë kundër Spanjës dhe duhet qe të jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme”.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Skandali i abuzimit me tenderat e projektuar për kafshët nga Bashkia e Tiranës, avokatja Adriana Kalaja tregon shifrat marramendëse

Skandali i abuzimit me tenderat e projektuar për kafshët nga Bashkia e Tiranës, avokatja Adriana Kalaja tregon shifrat marramendëse

Publikuar më 11.04.2021
Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve ka nxjerrë në protestë qyt...

Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve ka nxjerrë në protestë qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile para bashkisë së Tiranës që prej datës 2 prill. Organizatorët e protestës kanë dërguar dhe një padi në SPAK, pasi bashkia nuk i përgjigjet kërkesave të tyre. Në tetë vitet e fundit sipas statistikave janë vrarë rreth 15 mijë qen. […]

Lexo më shumë

Zjarrfikësi hero shpëton foshnjën 3-muajshe/ Zjarri në garazh bllokon banorët e pallatit

Zjarrfikësi hero shpëton foshnjën 3-muajshe/ Zjarri në garazh bllokon banorët e pallatit

Publikuar më 11.04.2021
Banorët e një pallati në zonën e Freskut kanë përjetuar tmer...

Banorët e një pallati në zonën e Freskut kanë përjetuar tmerrin mëngjesin e sotëm, pasi ngelën të bllokuar nga tymi që shkaktoi një makinë e cila kishte marrë flakë në garazh. Zjarrfikësit mundën të evakuonin në kohë banorët me anë të shkallëve. Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, e cila ndodhej në vendngjarje, janë […]

Lexo më shumë

Cili ishte roli i ish-ministrit Nasip Naçi dhe Avokates së Shtetit në gjobën 110 mln euro të Becchetit

Cili ishte roli i ish-ministrit Nasip Naçi dhe Avokates së Shtetit në gjobën 110 mln euro të Becchetit

Publikuar më 11.04.2021
Procesi gjyqësor mes Shqipërisë dhe biznesmenit italian Fran...

Procesi gjyqësor mes Shqipërisë dhe biznesmenit italian Francesco Beccheti, i cili u ngarkoi shqiptarëve faturën marramendëse 120 milionë euro, përveç përgjegjësisë direkte të zyrtarëve më të lartë të qeverisë, ekspozon një rrjet të mirëfilltë konflikti interesi dhe transaksionesh të dyshimta të ngritura rreth Avokaturës së Shtetit. Historia nis në vitin 2015. Në 23 janar 2015, […]

Lexo më shumë

Të dhënat e qytetarëve po përdoren nga PS përmes e-Albania? Reagon AKSH: Të gatshëm të ballafaqohemi!

Të dhënat e qytetarëve po përdoren nga PS përmes e-Albania? Reagon AKSH: Të gatshëm të ballafaqohemi!

Publikuar më 11.04.2021
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka mo...

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) ka mohuar kategorikisht përdorimin e të dhënave për rreth 900 mijë qytetarëve për qëllime elektorale. Në një reagim zyrtar, AKSH ka hedhur poshtë akuzuar se të dhënat që disponon si institucion të jenë përdorur nga partitë politike për qëllime elektorale. Më tej ka sqaruar se të dhënat e qytetarëve nuk ruhen, […]

Lexo më shumë

Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Publikuar më 11.04.2021
Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më ...

Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet […]

Lexo më shumë

Kundërshtuan ndërtimin e HEC-it, policia shoqëron 33 persona në Mirditë

Kundërshtuan ndërtimin e HEC-it, policia shoqëron 33 persona në Mirditë

Publikuar më 11.04.2021
Policia ka njoftuar se janë shoqëruar 33 persona të fshatrav...

Policia ka njoftuar se janë shoqëruar 33 persona të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, të cilët kundërshtuan ndërtimin e HEC-it në dhe ndërtimin e fabrikës se ujit. Kësaj proteste iu bashkuan edhe dhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Protestuesit bllokuan Rrugën e Kombit dhe kjo solli […]

Lexo më shumë

Zyrtare: Efektshmëria e vaksinave kineze është e ulët

Zyrtare: Efektshmëria e vaksinave kineze është e ulët

Publikuar më 11.04.2021
“Efektiviteti e vaksinave kineze është i ulët”, ...

“Efektiviteti e vaksinave kineze është i ulët”, kështu ka deklaruar zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë, i cili tha se efektiviteti i tyre është i ulët dhe qeveria po konsideron përzierjen e tyre, raporton AP. “Vaksinat kineze nuk kanë norma shumë të larta mbrojtjeje“, tha drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin […]

Lexo më shumë

Protesta kundër HEC-it, banorët bllokojnë Rrugën e Kombit

Protesta kundër HEC-it, banorët bllokojnë Rrugën e Kombit

Publikuar më 11.04.2021
Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimet pas akuzave për mas...

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimet pas akuzave për mashtrim dhe falsifikim te firmave, ka ngritur sërish në protestë banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i dhe ndërtimin e fabrikës se ujit në ketë zonë. Banorëve u janë bashkuar edhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e […]

Lexo më shumë