Skandal seksual, kandidati për kryetar bashkie jep dorëheqjen (Foto)

Një video me përmbajtje erotike i ka dhënë fund shpresave të kandidatit të partisë në pushtet, Benjamin Griveaux për t’u bërë kryetar i Parisit.

Ish-zëdhënësi i qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron, i cili tashmë ishte në garë, me sa duket ishte në shënjestër nga një artist protestues rus që e akuzonte atë për hipokrizi.

“Askush nuk duhet t’i nënshtrohet një abuzimi të tillë,” tha z. Griveaux, 41 vjeç.

“Në videon e publikuar Griveaux Paris, duket në një pozitë kompromentuese”, shkruajnë mediat franceze.

Lidhur me skandalin kanë reaguar të gjithë kundërshtarët politik, të cilët nuk e kanë fshehur zemërimin e tyre.

Kryebashkiaku aktual Anne Hidalgo apeloi për respektimin e jetës private të njerëzve, ndërsa udhëheqësi i së majtës Jean-Luc Mélenchon e dënoi sulmin si “të urryer”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet