Skandal në Librazhd, xhaxhai torturon nipin 4 vjeç: Ma kishte pru në maj të hundës! (FOTO)

Foto 1 nga 3 Pas Para


Një fëmijë i mitur, vetëm 4 vjeç nga fshati Dragostun i Librazhdit është dhunuar në mënyrë barbare nga xhaxhai i tij 29-vjeçar, Fati Methasa.
Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza pas një gabimi të supozuar.
“Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”, shkruan ai.
Por më drithërues është komenti i tij poshtë fotos kur shprehet se: “ Xhaxhai e vari qenin se ia kishte sjellë në majë të hundës”.
Sipas denoncuesve, gabimet e të miturit ndëshkohen në mënyrë barbare nga të afërmit e tij, sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.
Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.

Të tjera

Abissnet