Skandal ndërkombëtar, BeH nuk lejon kombëtaren e Kosovës

Autoritetet shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës nuk kanë pajisur me viza hyrëse për këtë shtet delegacionin e Kosovës që do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian U16, Divizioni B.Zyrtarë të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë deklaruar për Insportin se “tash sa koha janë në kontakt të vazhdueshëm me federatën e Bosnjes, autoritetet e atjeshme, madje zyrtarë të FBK-së janë duke qëndruar vazhdimisht në Shkup dhe duke mbajtur kontakt me Ambasadën e BeH atje, mirëpo, deri më tani nuk janë lëshuar vizat për delegacionin tonë”.

Insporti po ashtu merr vesh se është vetë Ministri i jashtëm i këtij shteti Nenad Cranadak, i cili po refuzon të pajisë me viza kosovarët, për kampionatin që fillon nesër.Jozyrtarisht merret vesh se Ministria e Jashtme e BeH ka kërkuar që Kosova të përfaqësohet pa himn dhe pa flamur, diçka që FIBA e ka refuzuar, kurse në një deklaratë për mediat boshnjake, Mirsad Djonlagic, anëtari i Kryesisë së federatës së atjeshme dhe të FIBA Evropës ka konfirmuar se të gjitha kërkesat ligjore për pajisjen me viza të delegacionit të Kosovës janë përmbushur.Po ashtu Djonlagic ka thënë se ky është “skandal i klasit të parë dhe në letrën që na ka dërguar FIB e dimë që na pret dënim, vetëm nuk e dimë se çfarë do të jetë dënimi”.Pikërisht në ndeshjen e parë të këtij kampionati, Kosova do të ballafaqohet me Bosnje e Hercegovinën dhe ndeshja është paraparë të zhvillohet nesër, në ora 18:45

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet