Skandal/ Drejtues mediash pushohen nga puna për bullizëm

Disa gazetarë të lartë francezë janë pezulluar ose shkarkuar nga puna me akuzën e bashkërendimit të ngacmimeve në internet përmes një grupi privat sekret në Facebook.

Grupi Ligue du LOL, kryesisht meshkuj, targetonin gratë, përfshirë gazetare të tjera.

Ligue du LOL i ngacmonin me mesazhe duke i folur për përdhunime dhe foto me përmbajtje pornografike.

Dhjetëra gra kanë folur që kur grupi u zbulua nga media franceze Liberation.

Redaktori online i Liberation, Alexandre Hervaud është ndër të pezulluarit nga puna.

Gazetarët e grupit  League of LOL  krijuan llogari anonime në Twitter në mënyrë që të ngacmonin gazetarë, shkrimtarë, dhe aktivistë të të shquar, por targeti kryesor ishin gratë.

Vincent Glad, shkrimtar që gjithashtu punoi për Liberation, pranoi themelimin e grupit në vitin 2009.

Ai gjithashtu është pezulluar nga gazeta.

Glad kërkoi falje nëpërmjet një postimi në Twitter, në frëngjisht, duke thënë se vetëm tani e kuptoi që praktika të tilla ishin të papranueshme.

Hervaud  gjithashtu kërkoi falje për përfshirjen e tij por sulmoi të gjithë ata që u gëzuar për pezullimin e tij.

Libération po kryen një hetim të brendshëm për të dy Hervaud dhe Glad.

Në një postim në Twitter, prezantuesja Florence Porcel  tha se një person e kishte telefonuar në shtëpinë e saj duke u prezantuar si redaktor i një programi lajmesh. Ai e intervistoi për një punë jo-ekzistuese dhe publikoi bisedën e tyre me zë në internet.

“Kur biseda u bë publike, qava nga turpi për 3 ditë”, tha Porcel.

David Doucet, redaktori i revistës franceze Les Inrockuptibles, pranoi se ishte ai pas intervistës së rreme dhe publikisht i kërkoi falje Porcel.

Të tjerë të përfshirë në skandal janë gazetarë të lartë dhe drejtues në Slate France dhe Publicis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet